LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Greqisë, Poyet: Duam fitore ndaj Kosovës, e njoh dhe e kam analizuar

Përzgjedhësi i Greqisë, Poyet: Duam fitore ndaj Kosovës, e njoh dhe e kam analizuar

Përzgjedhësi i Greqisë, Gustavo Poyet, ka folur në konferencën për media para ndeshjes me Kosovën, ku ka thënë se e njeh skuadrën e Alain Giresse.

Poyet ka thënë se e njeh mjaftë mirë kundërshtarin, pasi që i ka shikuar ndeshjet e mëparshme, por edhe të fundit të Kosovës ndaj Qipros.

“Kam dy gjëra për të thënë. Njëra ishte se kur analizova Greqinë para se të bashkohesha me ekipin, pashë (edhe) ndeshjet me Kosovën. E kam parë edhe ndeshjen e Kosovës me Qipron. Ne duhet të luajmë shumë mirë nëse duam të fitojmë nesër”.


“Kosova ka ndërruar trajnerin, por me lojën që shfaqi ndaj Qipros u pa që ka potencial të madh dhe lojtar jashtëzakonisht të mirë individual”, ka thënë Poyet.

Poyet që fitoi ndeshjen e parë ndaj Irlandës së Veriut, ka folur edhe për ndryshime në skuadër në ndeshje ndaj Kosovës.

“E kam idenë për skuadrën që do të luajë nesër. Por prisni, ne nuk do të nxitojmë për vendimin përfundimtar. Dua të formoj ekipin më të mirë të mundshëm. Massouras nuk ishte i disponueshëm me Irlandën e Veriut. Dua të shoh se si është ai. Unë kam një formacion në mendjen time dhe do të pres deri nesër në mëngjes”, deklaroi ai.

Poyet foli edhe për rezultatin që pret nga kjo ndeshje, ku fitorja është rezultat që kënaq sipas tij, por duke e shikuar edhe ndeshjen se si do të shkojë.

“Para se të fillojmë ndeshjen shkojmë për fitore. Ndoshta pas lojës mund t’ju them nëse jam i kënaqur, në varësi të zhvillimit të lojës. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë mirë në ndeshje. Në këtë moment do të them se do të rreshtoj një ekip me qëllimin e fitores”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori