Përveç shkëmbimeve tregtare, Shqipëria dominon edhe me barriera ndaj Kosovës
Barrierat e vazhdueshme tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë penguar rritjen e shkëmbimeve tregtare si dhe kanë penguar zhvillimin e bizneseve të të dyja vendeve.
Sipas përfaqësuesve të biznesit, janë barrierat tarifore dhe ato jo-tarifore që po hasin në eksport bizneset kosovare në Shqipëri dhe se nuk ka vullnet politik nga ana e Qeverisë shqiptare që të zgjidhen këto barriera.
Me gjithë pretendimin e të dy qeverive se ka pasur përparim në aspektin ekonomik, të dhënat tregojnë se shkëmbimet tregtare janë ende minimale.
Raporti i fundi mbi bilancin tregtar, publikuar nga Dogana e Kosovës, tregon një rritje të eksporteve nga të dyja vendet krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Në katër muajt e parë të vitit 2019, importet shqiptare në Kosovë ishin 65.59 milionë euro, ndërsa eksportet kosovare për në shtetin shqiptar ishin vetëm 18.4 milionë euro”, thuhet në të dhënat e Doganës, shkruan Telegrafi.
Gjatë vitit 2018, bizneset nga Kosova në drejtim të Shqipërisë kanë eksportuar 65.83 milionë euro, ndërsa importi ishte 205.33 milionë euro.
“Vlera e përgjithshme e importeve gjatë vitit 2018 nga Shqipëria për në Kosovë ishte 205.33 milionë euro, ndërsa importi i produkteve shqiptare në drejtim të Kosovës ishte vetëm 65.83 milionë euro”, vijon raporti.
Por, pas vendosjes së tarifës doganore nga ana e Qeverisë së Kosovë për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, vërehet se ka një rritje të theksuar të shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
“Në tremujorin e katërt të vitit 2018 në Kosovë nga Shqipëria janë importuar 60.12 milionë euro, ku për periudhën e njëjtë të vitit 2017 kjo vlerë ishte 38.77 milionë euro. Ndërsa, Kosova për periudhën e katërt të 2018, në drejtim të Shqipërisë ka eksportuar 19.13 milionë euro, ku për tremujorin e katërt të vitit paraprakë vlera ishte 15.48 milionë euro”, thotë Dogana e Kosovës.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, lidhur me pengesat tregtare ka thënë për Telegrafin se këto dy vende e gëzojnë të drejtën që në çdo moment t’i mbrojnë prodhimet e veta.
“Kosova dhe Shqipëria si dy shtete e gëzojnë të drejtën që në çdo moment t’i mbrojnë prodhimet e veta dhe në rast se Kosova bënë një listë prej disa produkteve që mund t’i ketë prioritet për zhvillim të brendshëm, pra ne mund t’i vejmë taksa jo vetëm Shqipërisë por çdo shteti për shkak se e mbron prodhimin vendor. Për deri sa ne nuk kemi një politikë të tillë, ne nuk mund t’i vejmë taksë Shqipërisë në asnjë formë”, tha Shahini.
Ai ka shtuar se shkëmbimet tregtare me Shqipërinë janë në avancim e sipër.
“Shkëmbimet tregtare me Shqipërinë janë në avancim e sipër. Nuk duhet t’i alarmojmë problemet individuale më ato shtetërore, sepse ne ende nuk e kemi arritur atë standard apo fuqi dhe nuk duhet të mendojmë që Kosova të krijoj politika kundër shteteve të ndryshme. Por, nëse fillojmë t’iu vendosim taksa shteteve të tjera, atëherë i humbet rëndësia se pse ia kemi vendos taksën Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës”, tha për Telegrafin, kryetari i AKB-së, Agim Shahini.
Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, e cila merret me prodhimin e lëngjeve dhe pijeve energjike, tha për Telegrafin se nuk ka përparim për sa i përket kontekstit tregtar.
“Probleme të theksuara nuk ka, por nuk mund të themi që nga prezenca në tregun shqiptar nuk kemi pasur përparim për sa i përket marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Shqipërisë në kontekstin e tregtisë dhe barrierat, sidomos ato burokratike vazhdojnë të janë të njëjta edhe për kundër takimeve të shpeshta dhe propagandës të dy qeverive për lehtësimet tregtare”, tha Palushi.
Ai ka thënë se duhet të largohen procedurat burokratike.
“Konkretisht unë mendoj që jemi të vetëdijshëm që nuk mund ta largojmë fizikisht kufirin në mes Kosovës dhe Shqipërisë, por askush nuk na ndalon që t’i largojmë pengesat burokratike që kanë të bëjnë gjatë procedurave të zhdoganimit të mallrave qoftë për Kosovë apo e kundërta, sepse janë procedura të cilat aplikohet për secilin nga vendet tjera”, tha ai.
Klubi i Prodhuesve dhe Oda Ekonomike e Kosovës në një konferencë të përbashkët për media kanë thënë të premten se nuk ka vullnet politik nga ana e Qeverisë së Shqipërisë që të zgjidhen barrierat.
Sipas tyre, Shqipëria renditet e dyta, pas Serbisë me barriera për bizneset nga Kosova.
Në Forumin Ekonomik Mbarë-Shqiptarë, që është mbajtur së fundmi në Tiranë është folur për lehtësimin e tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por në vend të tejkalimit të barrierave në sfond të takimit është shfaqur një luftë tregtare.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, kishte deklaruar se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë përpjekje për të hequr të gjitha pengesat që mund të ballafaqohen me eksportet shqiptare në Kosovë, por Qeveria shqiptare po dështon të përmbushë angazhimet e saj për disa nga kërkesat emergjente të konsideruara nga bizneset e Kosovës.
Për këtë çështje është deklaruar vetë i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se shpreson që të zgjidhen problemet e tregtisë që Kosova ka me Shqipërinë, derisa nuk ka pohuar e as mohuar nëse do t’i vendoset taksë edhe Shqipërisë.
“Me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira, por kemi disa mosmarrëveshje që lidhen me tregtinë, për tregun dhe shpresoj që do t’i zgjedhim”, kishte deklaruar Haradinaj.
Kosova, bilancin më të lart tregtar kundrejt Shqipërisë e ka pasur në vitin 2015 ku arriti në 111.64 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBlack Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje