Është përuruar faza e parë e stadiumit të qytetit të Kaçanikut që mban emrin e dëshmorit “Besnik Begunca”, e që ndërtimi i tij ka kushtuar mbi 300 mijë euro.
Për të përuruar këtë stadium ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili premtoi se në katër vitet e ardhshme do të investojnë rreth 100 milionë euro në stadiume.
Njëherësh, kryekuvendari e përmendi ndërtimin e Stadiumit Olimpik të Kosovës, për të cilin tha se do të ndërtohet në Drenas.
“Do të vazhdojmë investimet në sport, sporti do të jetë prioritet ynë për katër vitet e ardhshme. Do të investojmë minimalisht në këto katër vitet rreth 100 milionë euro vetëm në stadiume, të jeni të sigurt. Ky stadium nuk është përfunduar është në fazën fillestare do të ndërtohen edhe tribunat. Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë edhe stadiumin në Vushtrri, do ta ndërtojmë një stadium i cili do t’i përmbushë të gjitha kriteret për lojëra ndërkombëtare. Jemi në fazën finale të një investimi i cili do të jetë afër Stadiumit më të madh Olimpik, e cila do të jetë edhe qendër sportive në Drenas të cilën do ta ndërtojmë një investim 50 milionë euro, në të njëjtën kohë do të vazhdojmë në komunën e Prizrenit stadiumin e dytë më të madh në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Veseli, citon KP
Po ashtu, ai tha se stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë do të finalizohet shumë shpejt, si dhe stadiumi i Prishtinës, për të cilin tha se edhe pse i vogël është në qendër të Kosovës dhe është krenari e futbollit.
Veseli ka theksuar se do të vazhdojnë të ndërtojnë edhe shumë stadiume të futbollit të vogël dhe në të njëjtën kohë në çdo shkollë do të ndërtohen terrene sportive.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, deklaroi se janë dakorduar që do të vazhdojnë edhe me fazën e dytë të ndërtimit të këtij stadiumi e që do të rregullojnë edhe tribunat. Ai ka theksuar se gjatë mandatit të tij do të bëjë përpjekje që të realizojnë nga një stadium në çdo qytet.
“Unë e kam marrë një porosi qysh në fillim të mandatit nga kryetari i Kuvendit, Veseli, për ta bërë çdo qytet me stadium, prandaj po mundohemi që në kuadër të objektivave të Ministrisë së Kulturës të kemi investime të stadiumeve në çdo qytet. Prandaj, edhe kërkesat e tjera edhe iniciativat tjera që do të vijnë nga kryetari i Komunës ne fuqishëm do ti mbështesim”, ka deklaruar ministri.
Shembull të mirë dhe që duhet ndjekur edhe nga komunat e tjera e quajti kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. I cili tha se shpreson që nga Kaçaniku të vazhdohet edhe në qytetet e tjera ndërtimi i stadiumeve të tilla.
“Është një shembull i cili duhet të ndiqet edhe në komunat e tjera dhe unë shpresoj meqenëse mjaft çalojmë në infrastrukturën sportive anë e mbanë Kosovës dhe shpresoj që këtu nga Kaçaniku të vazhdojmë edhe në komunat e tjera”, ka thënë Vokrri.
Ndërsa, kryetari aktual i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, tha se ndërtimi i këtij stadiumi u bë falë ndihmës nga niveli qendror.
“Falë punës dhe përkrahjes që e kemi pasur nga niveli qendror, konkretisht nga Qeveria, respektivisht edhe nga ministri i Kulturës, ne sot kemi arritur ta përmbyllim një projekt apo fazën e parë të projektit të stadiumit që mban emrin e dëshmorit ‘Besnik Begunca’. Një stadium të cilin sot po e përurojmë koston e së cilës ka pasur diku 300 e 23 mijë euro në bashkëfinancim me komunën e Kaçanikut”, ka deklaruar Ilazi.
Ndërtimi i stadiumit të qytetit të Kaçanikut “Besnik Begunca” është bërë në financim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga Komuna e Kaçanikut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Bayerni e di se sa kushton Wirtz, por ka një problem

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës