LAJMI I FUNDIT:

Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë

Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë

Sot është bërë përurimi i rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Stanovc – hyrja e Vushtrrisë.

Në përurim ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili përurimin e quajti si të arritur të përbashkët, transmeton Telegrafi.

“Rruga Prishtinë -Mitrovicë po bëhet. Ka nisur në vitin 2009, e ka moshën pothuajse të pavarësisë së Kosovës. Është dashtë që të ndërrohet operatori ekonomik, në mënyre që të ecim përpara.
Unë falënderoj ministrin Liburn Aliu, zv.ministrin Hysen Durmishi, dhe gjithë stafin për punën që kanë bërë”, tha ai.


Kurti theksoi se “Për 10 muaj po e përurojmë në një gjatësi prej 5 km, ka ngelur edhe një pjesë shumë e rëndësishme, dhe cila do të kushtojë rreth 15 milionë euro”.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu u shpreh se rruga ka një rëndësi të veçantë.

“Në vitin 2023, ka filluar prokurorimi i kësaj rruge, në fund të shkurtit 2024 është nënshkruar kontrata, dhe tani po e përurojmë këtë segment. Pas një auditimi që kemi bërë, jemi detyruar me shkëput kontratën me operatorin e kaluar. Rruga ka një rëndësi të veçantë”, deklaroi Aliu./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve

Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve

Ekonomi
Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Ekonomi
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Ekonomi
Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Ekonomi
Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Ekonomi
Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori