Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot u përurua laboratori i modern mikrobiologjisë, i bërë me fondet e projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”, nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
Në këtë ceremoni morën pjesë drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando.
Ministri Arben Vitia theksoi se përurimi i këtij laboratori është një tregues i qartë se ky projekt italian po jep rezultate të drejtpërdrejta në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve shëndetësore kosovare, për t’u ballafaquar me sfida serioze të shëndetit publik, siç janë edhe infeksionet spitalore dhe rezistenca antimikrobike.
“Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar vitin që shkoi Planin Strategjik për Rezistencën Antimikrobike 2019-2021 si dhe ka nxjerrë vendimin për themelimin e Grupit Ndërsektorial për Kontrollin e Rezistencës Antimikrobike (GNKRA), i cili është përgjegjës për zbatimin e Planit të Veprimit. Në zbatim të këtij Plani të veprimit që përfshin gjithsej 47 aktivitete të parapara për t’u realizuar për 3 vjet, 26 prej këtyre aktiviteteve mbështeten nga AICS, në mesin e të cilave edhe aktiviteti që po realizohet sot me përurimin e Laboratorit klinik të Mikrobiologjisë”, tha ai.
Vitia shprehu besimin se pajisjet e reja të përdoren, ruhen e mirëmbahen me kujdes.
Ndërsa, ambasadori italian, Nicola Orlando, tha se Italia do të jetë përkrahë partnerëve siç është Kosova.
“Gjendemi para sfidave që nuk kanë kufij, Italia është në linjën e parë që përballet me këto sfida. Italia do jetë afër partnerëve të saj, në këtë rast Kosovës. Ky projekt që pamë sot është punë 10 vjeçare e Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë”, theksoi Orlando.
Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka ndarë një mirënjohje për ambasadorin italian dhe Agjencinë për Zhvillim dhe Bashkëpunim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova