LAJMI I FUNDIT:

Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje

Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje

62 vjeçari që dyshohet se i theri të hënën me thikë dy vajza të mitura dhe dy të rritur rreth moshës 30 vjeçare në Ferizaj, ishte i dënuar më herët për vrasje. Personi me inicialet F.I. është vetëdorëzuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të së martës në polici, e tek pastaj 59 vjeçari E.S., që fillimisht ishte ndaluar si i dyshuar, u lirua dhe doli se është arrestuar gabimisht.

Dy vajza të mitura nga Podujeva të hënën po e kalonin tek të afërmit e tyre në Ferizaj.

Rreth orës 15:15, ato dolën në njërën nga shitoret në rrugën e Gremës, dhe u nisën të ktheheshin përsëri tek shtëpia e familjarëve.


Në këtë kryqëzim ato u përballën me një person të rrezikshëm.

Dy të miturat erdhën nga rruga “Enver Topalli”, dhe po përcilleshin nga person i cili dyshohet se kishte në dorën e tij një mjet të mprehtë. Të dyja u futën këtu në rrugën Rifat Berisha, ndërsa rreth 50 metra të njëjtat u therën me thikë. I dyshuari pasi e kreu therjen e dyfishtë u nis përsëri në anën e majtë dhe u rikthye në rrugën “Enver Topalli”.

Pasi i theri dy të miturat 10 dhe 15 vjeçare, i dyshuari me thikën në dorë, u ndal rreth 200 metra më lartë, saktësisht në rrugën “Halim Spahija”, aty e theri me thikë edhe personin e tretë, tash një 29 vjeçar.

Pak minuta më vonë i dyshuari e theri edhe personin e katërt me të njëjtën thikë, tash në rrugën “Ejup Statovci”, disa kilometra më larg.

Policia u vu në aksion dhe e arrestoi 59 vjeçarin me inicialet E.S, por doli se ishte personi i gabuar dhe këtë policia e kuptoi tek kur u vetëdorëzua rreth orës tre të mëngjesit personi që kreu vrasjen në tentativë.

“Fillimisht është ndaluar një person i dyshuar për këtë rast me inicialet E.S, i cili i ishte përshtatur profilimit të të dyshuarit, mirëpo më vonë i njëjti është liruar me vendim të Prokurorit të shteti, dhe është ndaluar një person tjetër për këtë rast si i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me inicialet F.I, për shkak të dyshimit të veprës penale të vrasjes së rëndë në tentativë”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu.

Therja me thikë në Ferizaj, policia del me sqarim: I dyshuari kryesor është vetëdorëzuar – personi i arrestuar mbrëmë u lirua
Lexo po ashtu Therja me thikë në Ferizaj, policia del me sqarim: I dyshuari kryesor është vetëdorëzuar – personi i arrestuar mbrëmë u lirua

Zëdhënësja e Prokurorisë thotë se thika me të cilën dyshohet se është kryer vrasja e rëndë në tentativë është sekuestruar ndërsa motivet nuk dihen.

Baftiu ka folur edhe për të kaluarën e të dyshuarit.

“E kam vetëm si informatë që ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të vrasjes, mirëpo për rrethanat tjera të kësaj vepre të tij nuk kam, përveç se ka qenë i dënuar për veprën penale të vrasjes”, ka shtuar Baftiu.

Megjithatë Gjykata Themelore nuk na ka konfirmuar nëse vërtetë, F.I, ishte i dënuar për vrasje dhe ishte liruar para disa javëve.

“Ne kemi pranuar e-mailin e juaj lidhur me pyetje tuaja, andaj lidhur me këtë ju njoftojmë se deri më tani Gjykata Themelore në Ferizaj nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj lidhur me të dyshuari të cilën ju e keni cekur dhe për këtë arsyeje ne nuk mundemi të ofrojmë ndonjë përgjigje pasi që ende nuk është bërë i ditur identifikimi zyrtar i të dyshuarit, sepse për të identifikuar aktgjykimet e plotfuqishme ndaj të njëjtit do të duhej të kishim të dhëna më shumë se emri dhe mbiemri. Lidhur me këto pyetje të cilat ju i keni adresuar, ne do ju përgjigjemi posa të pranojmë kërkesën nga ana e Prokurorisë. Ndërkaq për më tepër lidhur me këtë, ju lutem drejtohuni Prokurorisë Themelore në Ferizaj”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Njëra nga të miturat dhe njëri nga të plagosurit ishin në gjendje më të rëndë për çka u trajtuan në disa reparte në QKUK, për të kaluar më pas në mjekim intensive.

“Ndërhyrja ka qenë në anën e gjoksit, në pacientin 9 vjeçar është ka qenë në anën e majtë ndërsa pacientja tjetër në anën e djathtë. Të cilët i janë nënshtruar intervenimit kirurgjik”, ka thënë drejtori i Kirurgjisë Troakale, Nazmi Kolgeci.

“Që të dy pacientët paraqiten të jenë stabil një aspektin e parametrave vital dhe vazhdojnë të marrin trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor… Lëndimet ishin serioze dhe vazhdojnë të jenë serioze edhe më tutje përkundër asaj që gjendja e tyre momentale prezantohet të jetë stabile”, ka thënë shefi i Intenzives në QKUK, Shaqir Uka.

Të lënduarit mbrëmë në QKUK i kanë vizituar edhe ministri i Shëndetësisë, dhe ministra të tjerë të Qeverisë. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

Lajme
Operacioni

Operacioni "SIM", prangosen katër të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori