Site icon Telegrafi

Personeli shëndetësor i QMF – Bair 2 nderohet me mirënjohje nga ShFMU “Ismail Qemajli”

Pamje nga ndarja e mirënjohjeve

Personeli shëndetsor i Qendrës së Mjekësisë Familjare numër 2 në Bair të Mitrovicës, me ftesë të Drejtorisë së Shkollës dhe Këshillit të Prindërve të ShFMU “Ismail Qemajli”, ka marrë pjesë sot në manifestimin e organizuar nga kjo shkollë për ndër të festës së 28 Nëntorit.

Me këtë rast personeli i QMF- së në Bair numër 2 është nderuar me mirënjohje nga ShFMU “Ismail Qemajli” në lagjen Bair, shkruan Telegrafi.

“Me këtë rast personeli i QMF- së në Bair numër 2 është nderuar me mirënjohje nga ShFMU “Ismail Qemajli” në lagjen Bair për kontributin dhe përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetsore për nxënësit dhe aktivitetet e vazhdueshme të edukimit shëndetsor dhe promovimit të shëndetit me nxënësit e kësaj shkolle”, thuhet në njoftim.

Drejtoria për Shëndetësi e ka uruar personelin shëndetsor të QMF – Bair numër 2 për mirënjohjen. /Telegrafi/

Exit mobile version