LAJMI I FUNDIT:

Personat me nevoja të veçanta, të kufizuar nga shoqëria – drejtori i Handikos flet për sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë

Personat me nevoja të veçanta, të kufizuar nga shoqëria –  drejtori i Handikos flet për sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë

Në një shoqëri paragjykuese dhe një shtet ku ligji respektohet selektivisht, personat me nevoja te veçanta janë grupi shoqëror gjendja e të cilit rëndohet më së shumti.

Kosova është një model jo i mirë se si duhet trajtuar personat me nevoja të veçanta, si nga aspekti ligjor dhe ai praktik.

Afrim Maliqi, drejtor i Handikos, ka treguar për sfidat me të cilat ballafaqohen ky grup i njerëzve, e që nuk janë të pakta sipas tij, ndonëse angazhimi nuk mungon në asnjë moment.


Ai ka theksuar se për ta kuptuar gjendjen e këtij grupi shoqëror në Kosovë, mund ta shihet në strategjinë nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, e ku sipas Maliqit edhe vet institucionet e vendit e pranojnë që gjendja nuk është e mirë.

“Në bazë të përvojës dhe punës së deritanishme, kemi bërë një hulumtim, përmes të cilit krahasojmë legjislacionin e Kosovës dhe me atë të Bashkimit Evropian, se ku qëndron vendi ynë në këtë raport, e që ka rezultuar se vetëm 30 për qind e çështjeve që lidhen me personat me aftësi të kufizuara janë të plotësuara. Kjo e demanton atë se Kosova ka ligje të mira, por problemi qëndron se ato nuk po gjejnë zbatim”, ka shtuar Maliqi.

Më tutje, drejtori i Handikos ka thënë se ka ndonëse legjislacioni ende nuk është i plotësuar si nëpër vendet tjera të zhvilluara për këtë kategori shoqërore, problem sipas tij, janë edhe sfidat me qasshmërinë e personave me nevoja të veçanta nëpër institucione dhe hapësira të ndryshme.

“Fatkeqësisht, diku vetëm 6.7 për qind sa i përket qasshmërisë, Kosova e ka plotësuar aspektin e legjislacionit, por jo atw praktik. Në anën tjetër edukimi dhe arsimimi i personave me aftësi të kufizuar është vetëm 30 për qind”, ka theksuar Maliqi.

Ai ka thënë se janë tre shkaktarë që i përjashtojnë personat me nevoja të veçanta që të jenë të pjesë e barabartë e shoqërisë. Ndër to janë, paragjykimi ndaj tyre nga shoqëria, e cila me pas krijon komplekse që shkaktojnë izolim, qasja dhe qasshmëria, metodat e komunikimit për të shurdhër, shënimet për të verbër dhe çështje të tjera, dhe gjithsesi legjislacioni i krijuar që nuk i ka shumë në konsideratë personat me nevoja të veçanta.

Sipas tij, ky grup shoqëror ende nuk shihet si persona me të drejta, respektivisht çështja e tyre nuk shihet si pjesë e të drejtave të njeriut, por konsiderohet si temë e përkohshme, rast bamirësie, ku është këta persona konsiderohen si pjesë e varfër dhe e margjinalizuar e shoqërisë.

Ai ka folur edhe për numrin e personave me nevoja të veçanta Në Kosovë, duke theksuar që nuk dihet numri i saktë i tyre, por ajo që dihet është numri shumë i vogël që janë të punësuar, e kjo për arsye të shumta, e ndër to, ndoshta edhe me kryesorja sipas tij, mungesa e infrastrukturës, problemet me transport, etj.

Maliqi ka thënë se është i mirëpritur fakti që një person i cili është përdorues i karrocës – deputeti Fetah Rudi – do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, gjë e cila beson se do t’i shtyjë sipas tij, deputetë e tjerë të ngrisin këtë çështje edhe më shumë se vet personi në fjalë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori