Në një komunikim të zhvilluar ditën e sotme Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me operacionet e zhvilluar kundër trafikimit të narkotikëve. Drejtori i policisë së Shkodrës, Edmond Sula tha se Lorenc Treshi u arrestua për kultivim të lëndëve narkotike.
Gjithashtu Dedë dhe Anton Laca, babë e bir u arrestuan pasi u kishin kthyer banesën në një shtëpi bari. Sipas raportimit të drejtorit të policisë në hetim ndodhen kryeplaku, elektricisti si edhe lexuesi i matësve elektrikë në zonë.
Deklarata e plotë:
Pas përfundimit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, me përdorimin e dhjetëra dronëve të cilësisë së lartë, mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nga informacionet prej monitorimit ajror të GDF-së dhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, gjatë këtij viti, u asgjësuan 158 621 bimë narkotike të kultivuara në tokë dhe 41 883 fidanë të kultivuar në kubikë, të cilët janë konstatuar që në fazën fillestare. Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar penalisht 74 autorë.
Paralelisht, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar punën duke ushtruar kontrolle në ambiente të mbyllura në të cilat ka tendencë për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se në fshatin Trush i Poshtëm, njësia administrative Bushat, një banesë e pabanuar ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Trushi”.
Gjatë operacionit u zbulua se banesa e pabanuar ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. Në pjesën hyrëse të banesës dhe në katër dhomat e saj u gjetën dhjetëra bimë narkotike të kultivuara në vazo, me anë të llambave elektrike.
Nga këqyrja e ambienteve të banesës, përveç bimëve narkotike të kultivuara në vazo, u konstatua një sistem i përparuar elektrik dhe kondicionimi, i cili ishte i montuar në të katërta dhomat e banesës dhe në hyrje të saj.
Në momentin e ndërhyrjes nga ana e shërbimeve policore, në banesën e përshtatur si laborator, u kap në flagrancë duke u kujdesuar për bimët narkotike, shtetasi Lorenc Trieshi, 34 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Po nga këqyrja e banesës u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, që shërbente për furnizimin e pajisjeve elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 82 llamba dhe aparate të ndryshme elektrike, 5 aspiratorë, si dhe u morën për ekspertim 123 bimë narkotike që ishin kultivuar në vazo.
Gjithashtu, nga kontrolli përreth banesës, në një ambient tjetër të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike, u gjetën 2 mjete lundruese tip “Jet Ski”, pa dokumentacion.
Nga veprimet e shpejta në vendngjarje, u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht shtetasit: Dedë Laca, 64 vjeç dhe djali i tij Anton Laca, 36 vjeç, të cilët u kapën menjëherë dhe u ndaluan nga shërbimet e Policisë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi i kapur në flagrancë në banesën e përshtatur, Lorenc Trieshi, është nipi i shtetasit Dedë Laca. Në përfundim të hetimeve paraprake u bë arrestimi në flagrancë i këtyre 3 shtetasve, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me fishekë, 1 armë gjahu sportive, 2 automjete, tip “Range Rover” dhe tip “Benz”, prodhime të viteve të fundit.
Në vijim të operacionit u shoqëruan në ambientet e Policisë, kryetari i fshatit Trush i Poshtëm, shtetasi K. D., 38 vjeç, lexuesi i matësve elektrikë në zonë, shtetasi Z. N., 26 vjeç, si dhe elektricisti i zonës, shtetasi F. H., 29 vjeç, ndaj të cilëve u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pasuria e Besar Durmishit – 18 prona tokë ndërtimore në emër të tij, nuk ka deklaruar shtëpi e as veturë personale

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit