LAJMI I FUNDIT:

Përshkallëzohet situata në Bregun Perëndimor, 34 të lënduar – reagojnë liderët botërorë (Foto/Video)

Përshkallëzohet situata në Bregun Perëndimor, 34 të lënduar – reagojnë liderët botërorë (Foto/Video)

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Betlehem pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump që ta njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, veprim ky që ka nervozuar tej mase Lindjen e Mesme.

Palestinezët kanë dalur nëpër të gjitha rrugët kryesore duke hedhur gurë dhe mjete tjera të forta në drejtim të trupave izraelite, të cilët si kundërpërgjigje kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, transmeton Telegrafi.


Deri më tani ekipet e ndihmës së shpejtë kanë dërguar në spital mbi 34 të lënduar nga të shtënat e ushtrisë izraelite me të cilët u përleshën në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, Nablus, Jenin dhe Ramallah.

Në Hebron dhe Al-Bireh, mijëra demonstrues kanë marshuar me sloganin “Jerusalemi është kryeqyteti i shtetit të Palestinës”, kanë bërë të ditur dëshmitarë të shumtë.

Kjo dhunë shpërtheu pas vendimit të parit të Shtëpisë së Bardhë për ta njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, vendim ky që ndryshoi politikën amerikane shumëvjeçare karshi kësaj zone, derisa Hamasi ka paralajmëruar se do nuk do të qëndroj duarkryq kundër Izraelit.

Frika nga eskalimi i situatës në këtë regjion, vjen pasi grupi islamist ka paralajmëruar presidentin amerikan se me këtë veprim ka hapur “portën e ferrit”, ku gazeta pro lëvizjes se Hezbollahut në Leban i ka shpallur “SHBA-ve luftë deri në vdekje”.

Ndërkaq, sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar presidentin Trump se po e fut Lindjen e Mesme në “unazën e zjarrtë”. Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara i kanë “hequr siguresën bombës që është gati të shpërthej në këtë rajon”.

Rusia gjithashtu ka reaguar lidhur me vendimin e Trumpit, duke thënë se kjo lëvizje do të ketë “pasoja serioze” për të cilat do të ngrit këtë çështje në KS të OKB-së. Ndërkaq, Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson e ka përshkruar situatën si “me pak shpresa” derisa Franca zyrtare ka refuzuar vendimin “unilateral”. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Gjermania. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Miliarderi që mbështet Trumpin: Amerika është një markë, tani e kemi rrezikuar me tarifat

Miliarderi që mbështet Trumpin: Amerika është një markë, tani e kemi rrezikuar me tarifat

Amerika
Trump, Biden dhe Zelensky kanë shkelur rregullat gjatë varrimit të Papa Françeskut

Trump, Biden dhe Zelensky kanë shkelur rregullat gjatë varrimit të Papa Françeskut

Evropa
'Papa i Popullit' - pesë momente madhështore për të cilat do të kujtohet Papa Françesku

'Papa i Popullit' - pesë momente madhështore për të cilat do të kujtohet Papa Françesku

Evropa
Pas shpërthimit të fuqishëm në Iran - të paktën tetë të vdekur dhe 750 të plagosur

Pas shpërthimit të fuqishëm në Iran - të paktën tetë të vdekur dhe 750 të plagosur

Azia
Përshkallëzohet kriza Indi-Pakistan: Indianët papritmas lëshuan rrjedhën e ujit në lumin Jhelum, fillojnë përmbytjet në Pakistan

Përshkallëzohet kriza Indi-Pakistan: Indianët papritmas lëshuan rrjedhën e ujit në lumin Jhelum, fillojnë përmbytjet në Pakistan

Azia
Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

Evropa
Kalo në kategori