Emetimi i kartëmonedhës së re me prerje prej 10 mijë lekësh, shkaktoi jo pak debate për tematikën, dizajnin, por edhe portretin që duhet të ishte aty. Por, debati i vërtetë është: A i duhet ekonomisë shqiptare një kartëmonedhë me prerje kaq të madhe? Dhe, cilët janë përfituesit më të mëdhenj nga kjo?
Çështja e parë është e debatueshme dhe mund të ketë argumente nga të dy krahët, të cilët e mbështesin ose jo hedhjen në qarkullim të një kartëmonedhe me vlerë ligjore të madhe. Por, pyetja e dytë ka më pak debat. Përfituesit kryesorë të emetimit të 10 mijë lekëshit janë krimi dhe ryshfetxhinjtë në të dy ekstremet e spektrit të korrupsionit, si ryshfetmarrësit ashtu edhe ryshfetdhënësit.
Prerjet e mëdha lehtësojnë lëvizjen e keshit dhe ia bëjnë më të lehtë jetën djemve të këqij. Konsideroni vetëm këtë shembull: Për të dhënë një ryshfet prej një milionë dollarësh nevojiten vetëm një kilogram kartëmonedha 500 euroshe. Por, nëse i njëjti ryshfet do të jepej me kartëmonedha 20 euroshe, do të duhej një thes 25 kilogramë i rëndë dhe shumë i madh në përmasa. Ne nuk i dimë raportet e sakta të peshës për lekun, por është e qartë se 100 milionë lekë ryshfet do të kërkonin një thes të madh me një mijë lekësha dhe vetëm një pako të vogël elegante me 10 mijë lekësha.
Në Bashkimin Evropian, kartëmonedha 500 euro u pagëzua me emrin Bin Laden. Arsyet ishin dy. Së pari, ashtu si Bin Ladenin edhe 500 euroshin shumë njerëz e dinin që ekzistonte, por shumë pak e kishin parë ndonjëherë. Sipas vetë Bankës Qendrore Evropiane, më shumë se 54 për qind e qytetarëve të BE-së nuk kishin patur kurrë në dorë një kartëmonedhë prej 500 eurove. Së dyti, prerja 500-euroshe u shndërrua në kartëmonedhën kryesore të financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar. Jo më kot ish-ministri francez i financave, Michel Sapin, dikur pati deklaruar: “Ne nuk blejmë ushqime me kartëmonedhën 500-euroshe, por bota e nëndheshme e përdor gjerësisht atë për biznes”.
Sipas përllogaritjeve të Bankës Qendrore Evropiane, 70 për qind e kartëmonedhave me prerje 500 euro zotëroheshin nga krimi i organizuar ose organizatat terroriste. Kjo ishte arsyeja se pse BQE-ja në vitin 2019 e ndaloi emetimin e fletushkës vjollcë.
Në ShBA, një grup ekonomistësh nga Universiteti i Harvardit, me në krye ish-sekretarin e thesarit, Larry Summers, i kanë propozuar qeverisë amerikane që të “vrasë” 100-dollarëshin për t’ia bërë jetën më të vështirë krimit. Madje, sipas tyre, të njëjtin shembull duhet të ndjekë edhe Britania me prerjen e 50 funteve si dhe Zvicra me një mijë frangëshin e saj.
Në Shqipëri, industria e ryshfetit është gjerësisht e përhapur dhe e ndarë mes euros dhe lekut. Por, tani edhe Shqipëria do të ketë “Bin Ladenin” e saj me portretin e Asdrenit të stampuar në të. Ndoshta si pjesë e planit të Bankës së Shqipërisë për të inkurajuar përdorimin e monedhës kombëtare në të gjithë sektorët e ekonomisë.
Ndaj, ryshfeti për një leje ndërtimi apo tender këtej e tutje do të peshojë fizikisht më pak dhe nuk do të kërkojë çantat e mëdha të zeza si më parë. Ministrat, kryetarët e bashkive dhe drejtorët e institucioneve publike nuk mund të jenë, përveçse të lumtur. Me gjasa, më shumë se 80 për qind e fletushkës së re me portretin e Asdrenit, do të jetë në duart, bodrumet apo oborret e vilave të tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LORE9.jpg)
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi