Përse meshkujt zgjohen me ereksion?
Ereksioni i mëngjesit, jo vetëm që është fenomen interesant psikologjik, por mund të tregojë shumë edhe rreth funksionit seksual të pacientit.
Ereksioni i mëngjesit i prek të gjithë meshkujt, bile edhe meshkujt në mitër dhe fëmijët, transmeton Telegrafi.
Çfarë i shkakton ereksionet e mëngjesit?
Ereksionet e penisit ndodhin si kundërpërgjigje e efekteve komplekse të sistemit nervor dhe sistemit të endokrinës në enët e gjakut të penisit.
Kur jeni të eksituar, në tru fillon një mesazh që dërgon sinjale kimike në nervat të cilat i furnizojnë enët e gjakut të penisit, gjë që e lejon gjakun të qarkullon në penis. Gjaku ngec në muskujt e penisit, gjë që e bën penisit të zgjerohet dhe kjo rezulton në ereksion.
Hormone të shumta janë të përfshira në ndikimin e këtij veprimi të trurit, duke e përfshirë edhe testosteronin – cili është hormoni kryesor mashkullor.
I njëjtë mekanizëm mund të ndodhë edhe pa përfshirjen e trurit, në një refleks të pakontrolluar që gjendet në palcën kurrizore. Kjo e shpjegon atë se përse njerëzit me palcë të dëmtuar kurrizore munden të kenë ereksione dhe se përse edhe ju keni ereksione kur nuk jeni të eksituar.
Ereksionet e penisit mund të ndodhin gjatë fazës REM të gjumit (faza në të cilën ëndërrojmë). Ato ndodhin kur zona të caktuara të trurit aktivizohen. Kjo i përfshinë zonat e trurit që janë përgjegjëse për stimulimin e nervave parasimpetik, zonat tjera që janë përgjegjëse për prodhimin e serotoninës etj.
Gjatë fazës REM ndodhin disa ndryshime në sistemin dominant kur aktivizohet. Kjo dukuri nuk ndodhë në pjesët tjera të ciklit të gjumit.
Ky ndryshim në balancë e shkakton veprimin e nervave parasimpetik që rezulton në ereksion. Kjo është krejtësisht spontane dhe nuk kërkon të jeni të zgjuar kur kjo ndodhë. /Telegrafi/































