Gabimi më i madh që bëjnë femrat në permenopauzë dhe menopauzë është kalimi në një dietë të rreptë për shkak të ndjenjës së urisë dhe frikës nga shtimi në peshë
Menopauza dhe uria te shumicën e grave shkojnë së bashku. Shumë situata jetësore dhe shëndetësore shkaktojnë urinë ekstreme dhe nevojën për ushqim, por është pothuajse tipike për menopauzën, si dhe peshën e tepërt si pasojë e shpeshtë.
Menopauza dhe uria, shkaqet e mundshme
Fjalët “perimenopauzë” dhe “menopauzë” janë diçka që përfaqësojnë pashmangshmërinë e ciklit jetësor në jetën e çdo gruaje. Deri në ndryshime të ciklit menstrual mund të arrihet gjatë periudhës prej disa vjetësh, ose edhe më gjatë. Të gjitha këto çojnë deri në momentin përfundimtar të ndërprerjes së plotë të menstruacioneve, transmeton Telegrafi.
Për këto ndryshime përgjegjës është niveli i hormoneve. Shoqërohen me një sërë simptomash, tipike për menopauzën. Para së gjithash, këto janë vrulle nxehtësie, djersitje gjatë natës, dhembje kyçesh, dhembje koke dhe thatësi e vagjinës. Ndryshimet e nivelit të hormoneve, veç tjerash, bëjnë edhe që gratë të ndihen të uritura, ndonjëherë më të uritura se kurrë më parë.
Menopauza është uri – a janë hormonet dhe ndryshimet e tyre shkaktari apo pasoja?
Gjatë perimenopauzës, domethënë hyrjes në menopauzë, nivelet e estrogjenit ndryshojnë. Në fillim ngrihen, mirëpo në fund do të ulen. Atë proces duhet “mbijetuar”. Konsiderohet që estrogjeni ul oreksin. Pra, kur nivelet e estrogjenit fillojnë të ulen, ai me siguri nuk do të ndikojë në oreks në të njëjtin nivel si dikur.
Leptina është një hormon i cili prodhon qelizat tona yndyrore dhe i cili na ndihmon të rregullojmë energjinë. E quajnë edhe “hormon i ngopjes”. Niveli i lartë i leptinës i tregon trurit që kemi ngrënë dhe është koha të mos hamë më dhe kjo gjithsesi ndihmon në rregullimin e peshës trupore. Disa hulumtime kanë konstatuar që plakja ka të bëjë me nivelet e ulëta të leptinës, për shkak të së cilës ndihemi më të uritura.
Nëse leptina është hormoni i ngopjes, grelina është e kundërta – “hormoni i urisë”. Nivelet e grelinës rriten gjatë perimenopauzës. Normalisht, nivelet e grelinës rriten ndërmjet vakteve dhe ulen kur hamë.
Kortizoli është “hormoni i stresit”. Është një hormon steroid i prodhuar nga sistemi i veshkave. Na ndihmon t’i përgjigjemi në mënyrë efektive stresit, të mbrohemi nga infeksionet dhe gjithashtu merr pjesë në rregullimin e metabolizmit. Dhe studimet e vjetra kanë treguar se nivelet e kortizolit priren të rriten gjatë menopauzës.
Zgjidhje për paramenopauzën dhe urinë e menopauzës
Gabimi më i madh që femrat bëjnë shpesh në periudhën e premenopauzës dhe menopauzës është kalimi në një dietë restriktive. Kjo strategji zakonisht dështon në fronte të shumta. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që përjashtojnë grupe të tëra ushqimore nga dieta e tyre, siç janë karbohidratet, shpesh përjetojnë një dëshirë edhe më intensive për atë ushqim të veçantë.
Duke qenë se femrat janë psikologjikisht më të pambrojtura në këtë periudhë, ato mund të kenë një kundër-efekt, kështu që gjatë sulmeve të urisë “mbingarkojnë” ushqimin që dëshironin të shmangnin. Kjo çon në pasoja të shumta tretëse dhe psikologjike. Zgjidhja është një dietë e ekuilibruar, me ushqime të përfaqësuara në mënyrë të barabartë të të gjitha llojeve, dhe baza duhet të jetë:
▪ fruta
▪ perime
▪ drithëra të plota
▪ proteinat
▪ yndyra të shëndetshme.
Të ndihemi të ngopur më gjatë është e rëndësishme në mënyrë që të mos tundohemi të gjejmë ushqime ose vakte para gjumit, veçanërisht vonë natën.

Aktiviteti fizik zvogëlon ndjenjën e urisë
Edhe pse besohej se aktiviteti fizik rrit urinë, në fakt është e kundërta: stërvitja, ecja ose ndonjë formë tjetër e aktivitetit fizik mund të ndihmojë në uljen e ndjenjës së urisë. Një studim i vogël i vitit 2016 zbuloi se një regjim 12-javor i ushtrimeve me intensitet të moderuar jo vetëm që reduktoi dëshirat e pjesëmarrësve, por zvogëloi në mënyrë specifike dëshirat për ushqime të pasura me yndyrë, karbohidrate, yndyra dhe ushqim të shpejtë.
Stresi dhe kushte të tjera që shkaktojnë urinë
Stresi kronik çrregullon boshtin hipotalamik-hipofizë-adrenal (HPA), i cili ndikon në sasinë e kortizolit të çliruar në trup. Një studim i vogël i vitit 2021 gjeti gjithashtu një lidhje midis mungesës së gjumit të mjaftueshëm dhe dëshirave për ushqime të caktuara, së bashku me vetëkontrollin e reduktuar kur bëhet fjalë për dhimbjet e urisë.
Ilaçet për disa gjendje mjekësore gjithashtu mund të shkaktojnë rritje të urisë si një efekt anësor. Njerëzit që marrin ilaçe për probleme të shëndetit mendor, stabilizues të humorit ose disa nga antipsikotikët e gjeneratës së dytë mund të kenë rritje të oreksit dhe shtim në peshë. Është e njëjta gjë me ata që përdorin kortikosteroide orale. Disa sëmundje të tjera shkaktojnë ndjenjën e urisë së tepërt:
▪ ankth
▪ depresion
▪ diabeti i tipit 2
▪ hipertiroidizëm
▪ hipoglikemi.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Përgatitja e kësaj pije do të përmirësojë gjendjen e lëkurës tuaj, do të çojë në shkëlqim dhe butësi

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame