LAJMI I FUNDIT:

Përplasjet në LDK, analistët: Reagime plot mllef nga njerëz që dikur kishin fuqi

Përplasjet në LDK, analistët: Reagime plot mllef nga njerëz që dikur kishin fuqi

Kritikat e përplasjet mes anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kanë nisur të bëhen të pranishme kohëve të fundit. Komunikim jo i zakonshëm ndodhi pak ditë më parë nga ish-deputeti i LDK-së, Skender Hyseni i cili iu drejtua me një gjuhë të ashpër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të cilin tha se është servil dhe hipokrit politik dhe aleat i Kurtit e Osmanit.

I gjithë ky mllef i Hysenit cili ishte ish ministër  i Punëve të Jashtme ndaj Abdixhikut erdhi si rezultat i votimit nga ana e deputetëve të LDK-së, rezolutën e propozuar nga pozita për ndalimin e mbajtjes së referendumit serb.

“Për këtë maskaradë prej seancë kuvendore, Kurtit e Osmanit u duhej një pjesë e opozitës në mënyrë që këta të dy të heqin çfarëdo përgjegjësie nga vetja e tyre. Dhe këtë përkrahje e gjetën, ku tjetër pos te servili dhe hipokriti politik, aleati i tyre Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili me aleancën e tij të heshtur me Kurtin e Osmanin, përkatësisht me servilizmin dhe hipokrizinë e tij politike, e ka infektuar keq edhe një pjesë të LDK-së”, shkroi Hyseni.


Kujtojmë se deputeti i vetëm i LDK-së, i cili abstenoi ishte Driton Selmanaj, i cili tha se seanca ishte një cirk, një skenarë i përgatitur mirë dhe i organizuar mirë nga Kurti për interesa të tij personale.

Kritikës së ashpër të Hysenit ndaj Abdixhikut, iu përgjigj ish-deputetja Melihate Tërmkolli. Ajo e quajti Hysenin servil të Hashim Thaçit. “Servili i Hashimit e paska kritiku servilin e Albinit për servilizëm! Filozofi e randë kjo”, shkroi Tërmkolli.

Tërmkolli i reagon Hysenit: Servili i Hashimit e paska kritiku servilin e Albinit për servilizëm
Lexo po ashtu Tërmkolli i reagon Hysenit: Servili i Hashimit e paska kritiku servilin e Albinit për servilizëm

Me tone të ashpra i ishte drejtuar Abdixhikut edhe ish-kryetari i Podujevës dhe ish-nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu.

Abdixhiku kishte thënë se “nuk duhet të vazhdojmë dekadën e katërt të LDK-së, me njerëz që s’kanë çfarë i japin LDK-së”, deklaratë kjo e cila pastaj nxiti reagimin e Veliut.

Veliu përmes një postimi në Facebook, kishte shkruar se “në vend se të marr përgjegjësi dhe bashkë me kandidatin e tij të kërkojnë falje për humbje në garë për Podujevën, Lumir Abdixhiku, që hyri nga dritarja në LDK, i paska marr çelësat e partisë që t’ua mbyllë derën e shtëpisë atyre që e ndërtuan dhe me sakrificë e mbajtën dhe e ngritën për 30 vjet”.

E gjithë kjo që po ndodh në LDK, nga analistët politik po shihet si përplasje gjeneratash. Analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është qasje e gabuar që disa individ në LDK mendojnë se janë të përjetshëm aty.

“Përgjigjen më të mirë z.Hysenit ia ka dhënë Melihate Tërmkolli, ku unë pajtona me këtë pjesën e zonjës Tërmkolli sa i përket servilitetit që thotë z.Hyseni. Së dyti besoj që është çështje jo vetëm e përplasjes mes gjeneratave por edhe e përfitimeve politike që kanë pas njerëz të caktuar në LDK vite me radhë, pastaj nëse nga lidershipi i ri këta njerëz “eliminohen” atëherë ka me pas reagime të tilla, njëri prej tyre është edhe Skender Hyseni dhe Agim Veliu, e disa figura të tjera të cilët mbase mendojnë se janë të përjetshëm dhe duhet të jenë aty deri sa të jenë në këtë jetë, dhe për mua kjo është një qasje e gabuar”, u shpreh Mushkolaj.

Ai shtoi se lidershipi i ri i LDK-së por edhe në secilën parti dëshirojnë të punojnë me njerëz të besueshëm, me njerëz me të cilët ata besojnë që mund të kenë sukses.

“Këto reagime të z.Hysenit dhe z.Veliut por mbase edhe të zyrtarëve tjerë në të ardhmen i shoh më shumë si reagime të njerëzve të cilët nuk mund të përfitojnë në çfarëdo aspekti më tutje siç kanë përfituar deri tash dhe për këtë arsye janë reagime plot mllef dhe të pa kontrolluara”, tha Mushkolaj.

Rezoluta për referendumin e Serbisë, Hyseni: Qyqarllëk i Kurtit e Osmanit- Abdixhiku u tregua servil dhe hipokrit
Lexo po ashtu Rezoluta për referendumin e Serbisë, Hyseni: Qyqarllëk i Kurtit e Osmanit- Abdixhiku u tregua servil dhe hipokrit

I pyetur se “të pakënaqurit” e LDK-së a do të mund të krijonin një subjekt të ri politik ose t’i bashkohen ndonjë subjekti tjetër politik, Mushkolaj tha se “nuk besoj që munden me formuar ndonjë subjekt tjetër, ose ti bashkohen ndonjë subjekti tjetër sepse këta njerëz më nuk kanë çfarë japin në kuptimin politik, sepse atë që e kanë dhënë qoftë mirë apo keq e kanë dhanë sa janë ose kanë qenë në pozita në LDK, por duket se sindromi i pozitës po i përcjell edhe këta në kuptimin se mund të sigurojnë se nëse janë njëherë në një pozitë atëherë duhet të jenë gjithmonë në atë pozitë”.

Analisti Mushkolaj më tej shtoi se këta do të vazhdojnë këtë qasjen kundërshtuese dhe deklaratat shpesh edhe fyese karshi lidershipit të ri.

Në anën tjetër analisti dhe drejtori i “Çohu” Arton Demhasaj, konsideron se e gjithë kjo pakënaqësi brenda LDK-së ka ardhur si rezultat se personat që dikur kanë qenë të fuqishëm në këtë parti, kanë humbur atë pozicion.

“Njerëzit që kanë qenë të fuqishëm në parti, tash për shkak që kanë humbur atë pozicion, normalisht që kanë një revansh ndaj lidershipit aktual, kjo mund të ketë qenë arsyeja kryesore e mospajtimeve të z.Veliut, Hysenit e të tjerëve. Këto janë pasoja që ata njerëz tashmë e kanë humbur ndikimin në parti, pozicionet që kanë pas, dhe tash mundohen me qeru hesape me lidershipin duke i dalë në kundërshtim të vendimeve apo kërkesave të tyre”, tha Demhasaj për Telegrafin.

Veliu i drejtohet Abdixhikut: Je tepër i vogël t’ua mbyllësh derën gardianëve të LDK-së
Lexo po ashtu Veliu i drejtohet Abdixhikut: Je tepër i vogël t’ua mbyllësh derën gardianëve të LDK-së

Ai tutje shtoi se nuk beson që këto figura do të mund të krijonin një subjekt të ri politik, pasi sipas tij në LDK disa herë të pakënaqurit janë mundu kanë krijuar subjekt të ri politik por janë tregu të pasuksesshëm.

“E dimë çka ndodhi me LDD-në, ku një pjesë e madhe e LDK në atë kohë u pat nda e krijoj një subjekt politik që shumë shpejt u shua, pasatja me Listën Rugova dhe është shumë problematike kjo pjesë dhe nuk mendoj që këta kanë guxim me marrë një iniciativë të tillë. Bashkimi i individëve të caktuar në parti të tjera politike mund të ndodh, ka ndodhur edhe në të kaluarën, por për të krijuar subjekt të ri politik nuk besoj aq më pak se nuk ka njerëz domethënës që kanë ndikim te elektorati i LDK-së e që munden me krijuar një subjekt të ri politik e që mundet me u konsiderua se mundet me dal i suksesshëm”, tha Demhasaj.

Ai shtoi se nuk pret as nga Agim Veliu, Skender Hyseni, Melihate Tërmkolli dhe të tjerët që të krijojnë një subjekt politik i cili mund të dalë i suksesshëm, sepse siç thotë ai “këta persona veç se e kanë humbur përkrahjen publik edhe kur kanë qenë pjesë e LDK-së”

“E gjithë kjo mund të jetë arsye për ta dëmtuar lidershipin e LDK, ose me tregu që këta kanë njëfarë force në elektorat që pastaj lidershipi me u zbut në qëndrimet ndaj tyre. Siç ndodhi me rastin Podujevë ku Veliu nuk e përkrahi kandidatin e LDK-së z.Hysenin dhe njëfarë mënyre LDK humbi zgjedhjet në Podujevë. Kjo është njëfarë mënyre me tregu se ne kemi fuqi dhe ndikim te një pjesë e elektoratit dhe nuk mund të silleni me neve siç dëshironi sepse ne mundem me ju dëmtu”, tha Demahasaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Drejtësi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Siguri
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Lajme
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur

Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur

Lajme
Kalo në kategori