Më shumë para, më shumë kontroll të migracionit – këtë kërkojnë krerët e landeve gjermane nga qeveria gjermane e koalicionit para samitit të planifikuar të qeverisë gjermane me landet.
Krerët e landeve gjermane duan më shumë para nga federata që të përballojnë kostot e mbështetjes së azilkërkuesve, por ministrja e Punëve të Brendshme i sheh kërkesat me sy kritik.
Para samitit të posaçëm të mërkurën, kryeministrat e landeve gjermane kanë rritur presionin ndaj qeverisë.
Kreu i landit të Hesenit, Boris Rhein kërkoi në një bisedë me rrjetin redaksional gjerman “Redaktionsnetzwerk Deutschland” më shumë para nga federata për qytetet, komunat dhe qarqet.
“Federata duhet të paktën dyfishojë mbështetjen e saj prej 2,75 miliardë eurosh”, tha politikani i CDU-së.
Përndryshe nuk mund të financohet akomodimi dhe integrimi i refugjatëve.
Rhein kërkon një ujdi në samit, sipas së cilës ndihma e federatës duhet të orientohet tek shifrat e refugjatëve.
“E qartë nga tani duhet të jetë, që nëse rriten shifrat e refugjatëve, duhet të rritet edhe shuma e federatës”, thekson Rhein.
Sepse federata vetë është përgjegjëse për të kontrolluar dhe kufizuar migracionin, sipas tij.
Nga samiti i federatës dhe landeve duhet të dalë sinjali i qartë “që qeveria federale më në fund duhet ta nxjerrë kokën si struci nga rëra, të kuptojë emergjencën e komunave dhe të ndihmojë sa më shpejt të jetë e mundur.”
Sipas një dokumenti paraprak para takimit të së mërkurës, landet nuk do të marrin më fonde ekstra për refugjatët.
Edhe nga kryeministrat e landeve nga partitë qeverisëse kanë ardhur kritika.
Kryeministri i landit Baden-Vyrtemberg, Winfried Kretschmann, (Të Gjelbrit) ka thënë, se “federata duhet të bëjë realitet përgjegjësinë e saj, dhe të mos i lerë vetëm landet dhe komunat me shpenzimet e shtuara që kanë në krizën e refugjatëve”.
Kurse kryeministrja e landit të Zarës, Anke Rehlinger (SPD) propozon që “mjetet e papërdorura për mbështetjen e banimit” të vihen në përdorim “për të krijuar mundësi banimi të përballueshme financiarisht, që përkohësisht të përdoren për strehimin e refugjatëve”.
Ndërsa kryeministri bavarez, Markus Söder është i mendimit që të vendosen sanksione ndaj shteteve që nuk riatdhesojnë azilkërkuesit e refuzuar, për shembull duke shkurtuar ndihmat.
Sipas Söder, komunat dhe landet kanë arritur limitet e kapaciteteve të tyre në lidhje me migrimin.
“Nevojitet financim më i madh i komunave, një kontrollim më i mirë i migracionit dhe mundësi të tjera strehimi nga federata”.
Nga ana tjetër duhet të zgjerohet më tej numri i shteteve të shpallura si shtete origjinë të sigurta.
“Qeveria federale duhet më të fund të kujdeset për të kontrolluar migracionin. Nëse ne në Gjermani nuk jemi të aftë të veprojmë kjo do të rrënojë gjithnjë e më shumë besimin tek demokracia”, ka thënë kryeministri i landit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff, CDU.
Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser (SPD) tregohet optimiste para takimit.
Ajo shikon shanse të mira për një zgjidhje në politikën e migracionit brenda BE.
“Unë dua që ne si evropianë të veprojmë së bashku, me gjithë kundërshtitë”.
Sipas Faeser, bllokada disavjeçare brenda BE është thyer.
Këtu bëhet fjalë për ndërtimin e qendrave të azilit në kufijtë e jashtëm të BE, nga ku azilkërkuesit të mund të shpërndahen drejt në vende të tjera ose të kthehen në vendet origjinë.
Por Faeser mbetet skeptike ndaj kërkesave për shume fonde nga federata për landet gjermane. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?