Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dalë nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Gjatë shqyrtimit të të gjeturave në raportin e Autidimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019 të Ministrisë së Shëndetësisë, deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani tha se “e pranoj që ministri e lexoi mirë raportin. Por edhe shikimin e ka të mirë, por rezultatet nuk po i dalin ashtu siç nuk i dolën në Podujevë”.
Pas kësaj deklarate, ministri Zemaj ka liruar sallën, duke thënë se nuk është këtu për “spektakle”.
Pasi Zemaj liroi sallën ku po mbahet komisioni, debati është duke vazhduar mes deputetes Besa Gaxherri dhe Eman Rrahmanit. Ky i fundit derisa Gaxherri tha se duhet të lihen anash dallimet partiake, i tha se “ki me u mbajt mend”.
Fillimisht, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka shqyrtuar sot të gjeturat në raportin e Autditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019 të Ministrisë së Shëndetësisë.
Anëtarja e komisionit, Besa Gaxherri ka treguar se në bazë të këtyre të gjeturave, MSh ka paguar shpenzime në vlerë prej më shumë se 299 mijë euro.
“Përmes vendimeve gjyqësore MSh ka paguar shpenzime në vlerë prej 299 mijë euro. Fushat me probleme më të theksuara ishin realizimi i ulët i buxhetit, si dhe vonesa ne vlerësimin e kontratave. Po ashtu menaxhimi i pasurive nuk ishin në vlerë të kënaqshme”, tha ajo.
Ky raport gjen se kjo ministri tek mallrat dhe shërbimet, është identifikuar si rezultat i mos pagesave me kohë të operatorëve ekonomikë, ku të njëjtit përmes procedurave gjyqësore i kishin realizuar ato në vlerë prej 266 mijë euro.
“Gjatë vitit 2019 kemi verifikuar se pasuria e Ministrisë së Shëndetësisë ishin të mbivlerësuar për 58 mijë euro. Ndërsa të nënvlerësuara mbi 1 milion euro”, shtoi Gaxherri.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se janë duke punuar në adresimin e rekomandimeve.
“Kemi një mbikëqyrje efikase në zbatimin e rekomandimeve që kanë dalur nga Raporti i Auditorit. zotohemi që pjesa e përgjegjësisë tonë të përcillet në aspektin ligjor dhe administrativ”, tha Zemaj.
Anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Haliti theksoi se, “as 64 për qind e buxhetit nuk është shpenzuar sipas auditorit. Pra buxheti ka tepruar. Ndërsa nuk janë paguar me kohë faturat dhe janë paguar më shumë se 38 mijë euro përmbaruesi”.
Haliti ka pyetur se kush është menaxher i kontratës së ndërtimit të spitalit të Ferizajt. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite