LAJMI I FUNDIT:

Përplasje fatale e aeroplanit të mallrave në Lituani, një i vdekur dhe disa të lënduar

Përplasje fatale e aeroplanit të mallrave në Lituani, një i vdekur dhe disa të lënduar

Një anëtar i ekuipazhit u vra pasi një aeroplan mallrash u rrëzua në periferi të aeroportit Vilnius në Lituani, ra në një shtëpi dhe shpërtheu në flakë.

Çuditërisht, tre të tjerë në bordin e fluturimit, përfshirë pilotin, i mbijetuan përplasjes si dhe 12 anëtarë të shtëpisë të cilët u evakuuan në mënyrë të sigurtë, sipas autoriteteve lokale.

Bëhet e ditur se aeroplani që fluturonte nga Leipzig, Gjermani do të ulej në aeroportin e Vilnius, kur u rrëzua disa kilometra larg pistës, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.


Ai rrëshqiti në tokë për disa qindra metra përpara se të godiste një shtëpi banimi, ka shpjeguar Renatas Pozela, shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

“Një anëtar i ekuipazhit u gjet pa asnjë shenjë jete”, tha Vilmantas Vitkauskas, kreu i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Krizave të vendit.

Vitkauskas tha më vonë në një konferencë për shtyp se ishte “shumë herët për të bërë ndonjë përfundim” se çfarë e shkaktoi përplasjen dhe “rrethanat dhe shkaqet” po hetoheshin.

Ndryshe, të paktën dy anëtarë të ekuipazhit u dërguan në spital. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Evropa
Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën

Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën "e kuqe, e bardhë dhe e kaltër" – reagon eurodeputeti danez

Amerika
Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Evropa
Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Evropa
Kalo në kategori