LAJMI I FUNDIT:

Përplasje e ashpër mes Haxhiut e Selmanajt në Kuvend

Përplasje e ashpër mes Haxhiut e Selmanajt në Kuvend

Kuvendi i Kosovës me 70 vota për dhe një kundër ka emëruar anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, ku Albert Zogaj është zgjedhur kryetar.

Për emërimin e tyre pati përplasje verbale ndërmjet ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetit nga LDK-ja Driton Selmanaj.

Haxhiu ka thënë se nuk ka konflikt interesi ndaj Albert Zogajt dhe nuk ka shkelje për anëtaren Valbona Disha-Haxhosaj, pasi sipas saj, më shumë peshon guximi dhe profesionalizimi se sa një masë disiplinore. Madje, Haxhiu ka udhëzuar deputetin Selmanaj ta lexojë Ligjin e punës.


“Edhe një herë sa i përket kandidates Valona Disha Haxhosaj. Unë besoj që më shumë peshon guximi dhe profesionalizmi i saj se sa një masë disiplinore. Dhe përvoja praktike pastaj që përmend, lexoje Ligjin e punës, bre Driton! Për besë nuk mundem, nuk kam kohë të ta lexoj Ligjin e punës. Lexoje Ligjin e punës dhe shiko çka është përvoja praktike!”, tha Haxhiu.

Ndaj kësaj deklarate ka replikuar deputeti Selmanaj, i cili tha se ministrja Haxhiu nuk duhet të flasë në foltoren e Kuvendit sikur të jetë në firmën e Faton Dalladakut.

“Merrni me mend një ministre del thotë ‘unë vlerësojë më shumë guximin’ se sa një vendim të një institucioni më të lartë të drejtësisë në Kosovë. Oj zonjë, oj zonjushë, oj ministre nuk po flas në emër tuajin personal, po flas për ministren e shtetit, ministren e Dritësisë, nuk je në firmën e Faton Dalladakut këtu. Je ministre e Drejtësisë, nuk je ti askush për të vlerësuar guximin ose mos guximin e dikujt. Janë institucionet që vlerësojnë shkeljen ose mos shkeljen e ligjit për vepra penale ose masa disiplinore. Ti je politikane, nuk është në mandatin tuajin. Unë kam problem me pozitën tuaj që më përfaqëson mua, drejtësinë në Kosovë. Mos ju lutemi”, tha Selmanaj.

Komisioni për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës ka këtë përbërje: Albert Zogaj kryetar, Drita Rexhaj, Valbona Disha-Haxhosaj, Afrim Shala, Zenel Leku, Edije Sezairi, Halile Reka, Bajram Miftari, Hajriz Hoti dhe Nenad Laziq.

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 16:00.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori