LAJMI I FUNDIT:

Përplasje e ashpër e Vjosa Osmanit me Evgjeni Thaçin në Komisionin për Punë të Jashtme

Përplasje e ashpër e Vjosa Osmanit me Evgjeni Thaçin në Komisionin për Punë të Jashtme

Mbledhja e sotme e Komisionit për Punë të Jashtme ka kaluar me tensione dhe përplasje mes anëtarëve të këtij komisioni.

Në këtë mbledhje, ku u shqyrtua platforma për dialogun me Serbinë, ka shpërthyer përplasja ndërmjet kryetares së këtij komisioni, Vjosa Osmani dhe deputetes së PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha, e cila është mbesa e presidentit Hashim Thaçi.

Kjo e fundit ka kërkuar nga kryetarja e komisionit që të mos vonohet dhe ta hedhë për votim Projektligjin për kompetencat e delegacionit shtetëror.


“Mos ta zgjasim, hidhe në votim Projektligjin”, ka thënë Evgjeni Thaçi.

Por kjo ka shkaktuar reagimin e Vjosa Osmanit, e cila i është drejtuar Evgjeni Thaçit me fjalët se ajo është njeri i fundit që i tregon se si udhëhiqet komisioni.

“Ti je njeriu i fundit që munesh me mësu qysh me udhëheq komisionin. Fillimisht mësoje kulturën e debatit”, u përgjigj deputetja e LDK-së.

Thaçi-Dragusha ka reaguar sërish, duke thënë se Vjosa Osmani nuk ka kulturë elementare.

“Ti je personi i fundit që mund të na tregosh për debat. Nuk e keni as kulturën elementare”, tha deputetja e PDK-së.

Vjosa Osmani në fund ka deklaruar se Thaçi-Dragusha për arsye personale merret me temën e dialogut, duke aluduar në lidhjet e saj familjare me presidentin e vendit. /Telegrafi/