LAJMI I FUNDIT:

Përplasja e sapiensëve me neandertalët: Triumfi i njeriut modern!

Përplasja e sapiensëve me neandertalët: Triumfi i njeriut modern!

Rreth 600 mijë vjet më parë, njerëzimi u nda më dysh. Një grup qëndroi në Afrikë, duke u zhvilluar në njerëzit që jemi sot. Grupi tjetër udhëtoi fillimisht në Azi, pastaj në Evropë, duke u bërë Homo Neandertali. Ata nuk ishin paraardhësit tanë, por specie e ngjashme që evoluonin paralelisht.

Neandertalët na magjepsin për shkak të asaj që ata na tregojnë mbi veten tonë – kush ishim dhe kush mund të ishim bërë. Është tunduese t’i shohësh në terma idilike, duke jetuar në paqe me natyrën dhe njëri-tjetrin, si Adami dhe Eva në Kopshtin e Edenit.

Po të ishte kështu, mbase sëmundjet e njerëzimit – veçanërisht territorialiteti, dhuna, luftërat tona – nuk do ishin shpikje të lindura, por moderne. Por, biologjia dhe paleontologjia paraqesin tablo të errët. Larg nga të qenit paqësorë, neandertalët ishin luftëtarë të aftë dhe të rrezikshëm që u rivalizuan vetëm nga njerëzit modernë.


Gjitarët grabitqarë janë territorialë. Ashtu si luanët, ujqërit dhe Homo Sapiensët, neandertalët ishin gjuetarë bashkëpunues. Të ndodhur ulur në majë të zinxhirit ushqimor, kishin disa grabitqarë të tyre, ndaj mbipopullimi nxiti konflikte për vendet e gjuetisë. Neandertalët u përballën me të njëjtin problem; nëse speciet e tjera nuk do të kontrollonin numrin e tyre, konflikti do të ishte i pashmangshëm.

Ky territorialitet ka rrënjë të thella te njerëzit. Konfliktet territoriale janë gjithashtu intensive edhe tek të afërmit tanë më të ngushtë, shimpanzetë. Shimpazetë meshkuj organizohen zakonisht në grupe për të sulmuar dhe vrarë meshkujt e bandave rivale – një sjellje e habitshme si edhe lufta e njerëzve.

Kjo nënkupton që agresioni bashkëpunues evoluoi në paraardhësin e përbashkët të shimpanzeve dhe vetvetes, shtatë milionë vjet më parë. Nëse është kështu, neandertalët do të kenë trashëguar të njëjtat tendenca drejt agresionit bashkëpunues.

Lufta është një pjesë e brendshme e të qënit njeri. Ajo nuk është një shpikje moderne, por një pjesë e lashtë, themelore e njerëzimit tonë. Historikisht, të gjithë popujt kanë luftuar. Shkrimet tona më të vjetra janë të mbushura me histori lufte.

Arkeologjia zbulon fortesa, beteja antike dhe vende të masakrave parahistorike që kanë ndodhur mijëra vite më parë. Lufta është njerëzore dhe neandertalët ishin shumë të ngjashëm me ne. Ne jemi jashtëzakonisht të ngjashëm me tanë anatominë tonë të kafkës dhe skeletit dhe ndajmë 99.7 për qind të ADN-së sonë.

Edhe në sjellje neandertalët ishin shumë të ngjashëm me ne. Ata ndiznin zjarre, i varrosnin të vdekurit e tyre, bënin stoli me lëvozhgat e detit dhe dhëmbët e kafshëve, apo vepra arti dhe faltore prej guri. Nëse neandertalët ndanin kaq shumë nga instiktet tona kreative, ata ndoshta ndanin edhe shumë nga instinktet tona shkatërruese.

Të dhënat arkeologjike konfirmojnë se neandertalët ishin gjithçka përveç jo paqësorë. Ata ishin gjuetarë të aftë të kafshëve të mëdha, duke përdorur shtiza për të vrarët drerët, dhitë e egra, bizonin, madje edhe rinoqerontët dhe mamutët. Dhe, nuk hezitonin t’i përdornin këto armë nëse do të kërcënoheshin familjet dhe tokat e tyre.

Arkeologjia tregon që konflikte të tilla ishin të zakonshme. Dëshmia më e mirë se neandertalët jo vetëm që luftuan, por shkëlqyen në luftë, është se ata u përballën me ne dhe nuk u mposhtën menjëherë. Përkundrazi, për rreth 100 mijë vjet neandertalët i rezistuan zgjerimit modern njerëzor.

Përndryshe, pse do të na duhej kaq shumë kohë për të lënë Afrikën? Jo sepse ambienti ishte armiqësor, por sepse Neandertalët tashmë po lulëzonin në Evropë dhe Azi. Për mijëra vjet ne duhet t’i kemi testuar luftëtarët e tyre dhe për mijëra vjet kemi humbur përballë tyre. Në armë, taktika, strategji ishim të barabartë. Por, neandertalët kishin ndoshta një epërsi taktike dhe strategjike. Ata do të kenë pushtuar për mijëra vite Lindjen e Mesme duke fituar padyshim njohuri të hollësishme mbi terrenin, stinët dhe si të jetonin mes bimëve dhe kafshëve vendase.

Në beteja, trupat e tyre të mëdhenj dhe muskulozë duhet t’i kenë bërë ata luftëtarë të tmerrshëm. Sytë e tyre të mëdhenj u dhanë me gjasë neandertalëve një shikim superior në kushtet e dritës së pakët, duke u dhënë mundësi të manovronin në errësirë për të organizuar pritat dhe sulmuar në agim.

Por, më në fund ata u tërhoqën dhe u mundën. Nuk e dimë arsyen pse. Ka të ngjarë që shpikja e armëve superiore – harqet, hedhësit e shtizave, shkopinjtë që hedhin gurë – t’i kenë dhënë mundësi Homo Sapiensit të godasë neandertalët nga një distancë e sigurt, duke përdorur taktikat e goditjes dhe largimit me vrap. Ose, ndoshta teknikat më të mira të gjuetisë dhe mbledhjes i dhanë mundësi sapiensit të ushqejë fise më të mëdha, duke pasur kësisoj epërsi numerike në betejë. Edhe pasi Homo Sapiensi primitiv u largua nga Afrika 200 mijë vjet më parë, u deshën mbi 150 mijë vjet që ai të pushtonte tokat e zotëruara nga neandertalët.

Në Izrael dhe Greqi, Homo sapiensi fitoi terren kur u kundërsulmua nga neandertali dhe një sulm i fundit nga Homo Sapiensi modern, 125 mijë vjet më parë, do t’i eliminonte ata. Pra, në fund ne fituam. Por, kjo nuk ndodhi pasi ata ishin më pak të prirur për të luftuar. Në fund, ne me siguri sapo u bëmë më të mirë në luftime sesa ata. /The Conversation/Bota.al/