LAJMI I FUNDIT:

Përplasja e Pacollit me homologun e tij boshnjak: Ju e ofenduat vendin tim (Video)

Përplasja e Pacollit me homologun e tij boshnjak: Ju e ofenduat vendin tim (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj homologut të tij boshnjak Igor Crnadak, të cilit ndër të tjerash i tha se Bosnja e ka ofenduar Kosovën.

Këto deklarata Pacolli i bëri gjatë qëndrimit në Budvë të Malit të Zi, ku po mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Mësohet se ky reagim i Pacollit erdhi kur homologu i tij boshnjak e kritikoi Kosovën për taksën 100%, të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur ndaj prodhimeve serbe. Me këtë rast Pacolli ka reaguar duke ia përmendur Crnadakut mosnjohjet dhe kufizime që Bosnja ka vendosur ndaj Kosovës.


“Ju e keni ofenduar vendin tim, por ne ju respektojmë juve dhe Bosnjën. Na trego, sa kamionë i lejoni të hyjnë në Bosnjë? Asnjë. A e respektoni dokumentacionin tonë, i cili e shoqëron mallin nga Kosova në Bosnjë? Jo, nuk i pranoni e as nuk i respektoni. A i njihni vulat tona? Jo nuk i njihni. A mund të vijnë kamionët tanë në BiH me tabela të Kosovës? Jo nuk mund të vijnë”, ka thënë Pacolli.

Përplasja për taksën: Momenti kur Pacolli i drejtohet ministrit të jashtëm të Bosnjës, Crnadak (Video)
Lexo po ashtu Përplasja për taksën: Momenti kur Pacolli i drejtohet ministrit të jashtëm të Bosnjës, Crnadak (Video)

Pacolli po ashtu i tha Crnadakut se përkundër kësaj, Kosova nuk po tregon reciprocitet ndaj Bosnjës ndaj këtyre kufizimeve.

“Ne i pranojmë mallrat tuaja, dokumentacionin dhe vulën tuaj, ne i pranojmë kamionët e pasaportat tuaja, i kemi pranuar të gjitha këto. A e di Igor, se edhe ju duhet ta respektoni faktin që Kosova është shtet i pavarur, i cili është pranuar nga dy të tretat e shteteve të botës dhe ju duhet ta respektoni këtë. Në të ardhmen ne duhet të kemi vetëm reciprocitet”, ka thënë Pacolli.

Pas kësaj, Pacolli i ka thënë homologut boshnjak se ai mund të vijë sa herë të dojë në Kosovë, përcjell Telegrafi.

Ju sjellim videon me titra shqip, gjatë konfrontimit verbal të Pacollit me homologun Crnadak.

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori