Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, edhe njëherë nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Komisionit për Legjislacion ku ishte i ftuar për raportim lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të ri.
Anëtarët e komisionit deklaruan se në letrën që ministri ua ka kthyer, i është drejtuar kryetares së komisionit, Albulena Haxhiut, duke refuzuar ftesën dhe duke e personalizuar atë me emrin e Haxhiut.
Në mbledhjen e sotme të komisionit, nga deputetët e partive opozitare u tha se ministri po tregohet i papërgjegjshëm, ndërkohë u vendos që deri të premten t’i dërgohet edhe një tjetër ftesë.
Ndaras nga ftesa e Komisionit për Legjislacion, ku Abelard Tahiri ftohet për diskutim lidhur me procedurat e rekrutimit të noterëve të ri, kryetarja e komisionit i kishte dërguar edhe një ftesë ministrit të Drejtësisë, ku i kishte kërkuar që të anulohet proces i rekrutimit, meqë siç kishte cekur ajo, ekziston dyshimi që disa prej kandidatëve e kanë kaluar provimin në bazë të lidhjeve familjare.
Përmes një letre ku i drejtohet kryetares së komisionit, ministri Tahiri ka bërë të ditur se refuzon të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit.
Në mbledhjen që u mbajt sot, ku pikë e rendit të ditës ishte diskutimi me ministrin, u tha se Tahiri e ka personalizuar çështjen e ftesës nga komisioni, meqë të gjithë anëtarët kanë qenë të pajtimit të ftohet ai.
Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu tha se ndaras nga ftesa e komisionit, i ka kërkuar ministrit që të mos veprojë tutje me fazat e rekrutimit, derisa procesi të sqarohet nga Agjencia Kundër Korrupsion.
“I kam kërkuar pezullimin për shkak se shtrohet pyetja kush i ka përpiluar pyetjet për testin me shkrim, a i kanë përpiluar anëtarët e komisionit, po, a kanë pas anëtarët familjarë që iu kanë nënshtruar atij testi, po, a është kjo konflikt interesi, natyrisht që është. Si nuk është konflikt interesi, prandaj për mos me u lëshuar në fazën e dytë të testit me gojë, kam kërkuar të pezullohet deri në një mendim të Agjencionit (Agjencisë Kundër Korrupsion) sa i përket konfliktit të interesit, Ministria e Drejtësisë na ka sjellë neve projektligjin për konfliktin e interesit, ajo e para duhet ta zbatojë këtë, dhe jo anëtarët e komisionit të përpilojnë teste, ani pse familjarët e miqtë e tyre që punojnë apo kanë punuar në një zyrë ju kanë nënshtruar testit me shkrim”, tha ajo.
Haxhiu tha se kjo është konflikt i interesit. E letra e Haxhiut ngjalli debat në mes të saj dhe deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa.
Haxhiu: “Është vështirë me qenë në lëkurën tënde kur herë ja bën telallin presidentit, herë kryetarit të Kuvendit, herë ministrit të Drejtësisë, duhet me qenë vështirë, mbaje integritetin.
Unë e kam integritetin tim, por po e mbroj ligjin dhe procesin në tërësi, unë të thash dhe po të them prapë, jam për me u zbardh secila shkelje nëse ka ndodh, të thash nuk ke të drejtë ne emër tëndin personal për t’iu dërguar letër ministrit për komisionin, personal ke të drejtë në agjencion. Çka po kërkoj prej teje, Agjencia Kundër Korrupsion, i bëj thirrje edhe prej këtu, ajo të ndërhyjë, ka të drejtë të shohë nëse anëtarët e komisionit kanë pas… të merret agjencia, nuk kemi të drejtë në mes të provimit të ndërhyjë”, tha ai.
E sipas deputetit të LDK-së, Arben Gashi, ministri Tahiri e ka personalizuar çështjen qysh në fjalitë e para të shkresë së refuzimit, duke iu drejtuar personalisht Albulena Haxhiut.
“Që në start e personalizon çështjen. Këtu kemi të bëjmë me një çështje të komisionit, komisioni ka kërkuar. Ministri i e ka trajtuar individualisht çështjen e komisionit. Problemi i dytë që po vërej është paragrafi i tretë që thotë, që është jashtë kompetencës së suaj, pra po vlerëson edhe kompetencat e komisionit dhe Kuvendit, që është jashtë fushës së veprimit të tij për të vlerësuar punën e Kuvendit. Gjuha që është përdorur nuk duhet drejtuar një anëtari i Qeverisë Kuvendit. Në këtë drejtim të kem mirëkuptimin për arsyet, të cilat unë refuzoj, pra refuzimi është gjuha më e ashpër që mund të përdoret në drejtim të komisionit dhe nuk është në zgjedhjen e tij për të refuzuar ose jo”, tha ai.
Në këtë debat, një propozim erdhi nga deputeti Korab Sejdiu, i cili tha se duhet kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të ndërhyjë në këtë çështje, duke e detyruar ministrin të vijë në komision për raportim.
“E kam një propozim konkret që të kërkohet prej kryeministrit si njëfarë mënyrë mbikëqyrës i drejtpërdrejtë i ministrit që të detyrojë ministrin të vijë këtu dhe të diskutojmë këto çështje, sepse jam shumë i zhgënjyer me këtë qasje dhe në çdo vend normal nëse ministri refuzon të kryejë këtë detyre primare të punës që e ka natyrisht që do të dorëhiqej, nuk do të priste shkarkim, por do të dorëhiqej për një skandal të tillë”, tha ai.
Këtë refuzim të ministrit, deputeti Frashër Krasniqi e konsideroi tentim për mos me qenë transparent në këto procese.
“Ikja e ministrit nga komisioni është thjesht tentim për mos me qenë transparent në këto procese, sepse nuk ka kurrfarë kuptimi mos të flasë, sepse nuk është ndonjë çështje e ndjeshme për publikun që nëse del e dëmton X procesin”, tha ai.
Me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri ishte paraparë diskutim në lidhje me procesin e rekrutimit të noterëve të ri, administratën e sistemit të drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.
Deputetët u pajtuan që t’i dërgojnë edhe një ftesë ministrit dhe kjo të bëhet para datës 15 korrik. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova