Shoferi i paemëruar nga Penza e Rusisë, është përpjekur me shumë mund për ta zënë veturën e tij, që po rrëshqiste nëpër një kodër me borë.

Megjithëse rrezikonte të shtypej nga makina, pronari edhe më tutje vazhdonte t’i vraponte përskaj, transmeton Telegrafi.


Raportohet se ai e ka ndaluar veturën në rrugë, para se të përplasej në ndonjë kalimtar rasti ose objekt. /Telegrafi/