LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 7° partlycloudy_night

Përmbytja e rrugës Ferizaj-Prishtinë, deklarohen nga policia

Përmbytja e rrugës Ferizaj-Prishtinë, deklarohen nga policia

Si pasojë e reshjeve të shiut është përmbytur rruga Ferizaj-Prishtinë, saktësisht afër fshatit Muhovc.

Në një deklaratë për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se janë të pranishme duke asistuar në menaxhimin e situatës.

Veseli tha se janë njoftuar kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve dhe zyrtarët nga Ministria përkatëse.


Pas reshjeve të shiut, përmbytet rruga Ferizaj-Prishtinë
Lexo po ashtu Pas reshjeve të shiut, përmbytet rruga Ferizaj-Prishtinë

“Njoftim për gjendjen e rrugës Ferizaj – Prishtinë (afër fshatit Muhovc). Si pasojë e reshjeve të shiut, në rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë, në afërsi të pompës së derivateve ‘Euro Miti’, është grumbulluar një sasi e konsiderueshme uji, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim. Shiriti në drejtim të Prishtinës është pothuajse i bllokuar, ndërsa automjetet po shfrytëzojnë pjesën e trotuarit për të vazhduar lëvizjen. Patrulla e trafikut është e pranishme dhe po asiston në menaxhimin e situatës. Janë njoftuar Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve dhe zyrtarët nga Ministria përkatëse”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/