LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet fushata virtuale #Mbrojfëmijët

Përmbyllet fushata virtuale #Mbrojfëmijët

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka përmbyllur fushatën vetëdijesuese një-javore lidhur me implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Ky Ligj, u hartua për herë të parë në Kosovë dhe u miratua më 27 Qershor të vitit 2019 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe sipas procedurës, hyri në fuqi këtë vit, më 17 korrik 2020.

Me hyrjen në fuqi, KOMF bashkë me plaformën avokuese “Miqtë e Fëmijëve” dhe me personalitete të tjera të shquara nga fusha të ndryshme në Kosovë, filluan fushatën virtuale “#Mbrojfëmijët”, me qëllim të promovimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe rritjes së vetëdijesimit të qytetarëve dhe institucioneve për implementimin e plotë të këtij Ligji. Përmes kësaj fushate, 14 personalitete të nderuar janë bashkuar në kauzën për garantim të të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke ndarë copëza të shkëputura nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, me qëllim të informimit të publikut rreth përmbajtjes së këtij Ligji, thuhet në komunikatën e KOMF, përcjell Telegrafi.


Këto personalitete kanë apeluar po ashtu drejt gjithë institucioneve qendrore e lokale për të bërë prioritet absolut mbrojtjen e fëmijëve dhe për të ndërmarrë në mënyrë të menjëhershme të gjithë hapat e nevojshëm për zbatim rigoroz dhe tërësor të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

KOMF inkurajon edhe personalitetet e tjera që kanë ndikim në shoqëri, që të angazhohen për të shfrytëzuar këtë momentum, për të kthyer vëmendjen tek fëmijët dhe për të përmirësuar pozitën e tyre në shoqërinë kosovare, pozitë e cila tashmë është edhe më e rënduar si pasojë e pandemisë.

Kjo fushatë është hapi i parë i KOMF drejt promovimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe angazhimit ndaj fëmijëve që përbëjnë 30% të popullatës. KOMF shpreh mirënjohje për të gjithë personalitetet të cilët në vazhdimësi të mbështetjes së pakursyer ndaj kauzës së mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë, ishin pjesë e kësaj fushate, duke e rritur edhe më shumë ndikimin e saj tek mbarë popullata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori