Një përleshje në mes dy personave, ku është përdorur edhe thika, ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fushë Kosovë.

Në një video të dërguar në redaksinë e Kallxo.com shihet se njëri nga personat e përfshirë ka përdorur armë të ftohtë, thikë.


Po ashtu, në këtë video shihet se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë kapur një person të përfshirë në përleshje.

Në video fillimisht shihet se në vendin e ngjarjes ka ardhur vetëm një polic, ndërsa më pas është afruar dhe një polic tjetër më veturë të policisë.

Njëri nga personat pjesëmarrës në rast shihet se nga bagazhi i veturës ka nxjerr një mjet, që dyshohet se është thikë, dhe ka sulmuar personin tjetër.

Në vendin e ngjarjes janë parë dhe persona të tjerë, të cilët kanë tentuar të parandalojnë përleshjen.

Shihet se aty ka mbërrirë edhe një patrullë policore.