Policia e Kosovës njoftoi se pesë të burgosur janë rrahur mes veti pas një mosmarrëveshje.

Rasti ka ndodhur në burgun e Dubravës, të hënën në ora 11:00.


Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar dy nga ta. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. /Telegrafi/