LAJMI I FUNDIT:

Përlaskaj: Kroacia nuk ka ofruar garanci për mbrojtjen në liri të Thaçit

Përlaskaj: Kroacia nuk ka ofruar garanci për mbrojtjen në liri të Thaçit

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj – Përlaskaj, ka demantuar mediat serbe, duke thënë se asnjëherë nuk ka thënë se autoritetet kroate po punojnë për të ofruar garanci në Gjykatën Speciale për mbrojtjen në liri të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, që po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Nuk kam asnjë informacion zyrtar ose konfirmim se Kroacia mund të ofrojë garanci për lirimin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Unë s’kam thënë kurrë se autoritetet kroate po punojnë në këtë drejtim, por se s’ka asnjë informacion zyrtar për këtë. Mediat serbe qëllimisht apo pa qëllim më kanë keqinterpretuar”, ka thënë deputetja shqiptare e Kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj, për gazetën kroate “Jutarnji List”.

Njëri nga ish-komandantët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysen Berisha, në një deklaratë në njërin nga televizionet e Kosovës javën që shkoi tha se presidenti kroat Zoran Milanoviq ka ofruar që të jetë garantues te Gjykata Speciale për lirimin e presidentit Thaçi dhe të tjerëve që të mbrohen në liri.


“Me të vërtetë nuk e di se nga e ka marrë Berisha këtë informacion. Hashim Thaçi nuk është shtetas i Kroacisë dhe si juriste, dhe nuk e kam të njohur modelin ligjor në bazë të të cilit Kroacia do të mund të ishte garantuese për një person që s’është shtetas i saj”, ka thënë Përlaskaj, transmeton Telegrafi.

Informatat për kinse iniciativën kroate vjen dy ditë para se ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq-Radman, të vizitojë Prishtinën. Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë ka thënë se s’ka asnjë informatë për këtë çështje që ka qenë temë së fundmi.

Berisha: Përveç Kroacisë edhe Sllovenia e Austria garantojnë për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve
Lexo po ashtu Berisha: Përveç Kroacisë edhe Sllovenia e Austria garantojnë për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

Ndërkohë, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëmarrësi i Betejës së Koshares, Hisen Berisha, ka thënë se pas Kroacisë dhe Sllovenia dhe Austria, japin garanci për lirimin me kusht të ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi të arrestuar nga Gjykata e Speciale në Hagë.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, tha se tani është në dorë të lidershipit të vendit të veprojnë institucionalisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori