Përkundër viteve, Pochettino dhe Simeone tregojnë se kanë ende klas

Diego Simeone dhe Mauricio Pochettino janë dy nga trajnerët më të mirë në vitet e fundit.
Të dy aktualisht janë në Shtet e Bashkuara të Amerikës me skuadrat e tyre, ku janë duke bërë përgatitjet për sezonin e ri në kuadër të turneut miqësor International Champions Cup.
Simeone në stërvitjen e Atleticos para ndeshjes ndaj Paris Saint Germainit tregoi se përkundër viteve, ai vazhdon të ketë klas në këmbët e tij.
Një gjë të tillë, e tregoi edhe trajneri i Tottenhamit, Pochettino.
46-vjeçari i Spurs arriti të shënojë gol të bukur në stërvitjen para ndeshjes para Barcelonës.
Dhe normalisht në fund drejt tij nuk munguan duartrokitjet nga tifozët e pranishëm.
Tottenhami ndeshjen e parë në këtë turne garues e ka fituar ndaj Romës me rezultat 4-1. /Telegrafi/




















































