Leonardo Spinazzola ishte duke kaluar nëpër një formë fantastike, formë më e mira në karrierën e tij deri më tani.
Mbrojtësi i majtë pati një vit të jashtëzakonshëm personal me Romën, derisa edhe në Euro 2020 ka shkëlqyer me Italinë deri në ndeshjen çerekfinale ndaj Belgjikës, ku edhe pësoi një lëndim të rëndë.
Në pesë ndeshjet e para në Kampionatin Evropian, Spinazzola ka fituar dy herë çmimin si lojtari i ndeshjes nga UEFA.
Falë paraqitjeve fantastike të tij, klubet e mëdha si Real Madrid, Chelsea, Barcelona dhe Paris Saint Germain janë duke e ndjekur atë.
Mediat në Itali kanë raportuar se Spinazzola ka një klauzolë largimi nga Roma.
28-vjeçari u bashkua me klubin kryeqytetas në vitin 2019 nga Juventusi, derisa Giallorosët i kanë vendosur klauzolë largimi prej 65 milionë eurove.
Por, përkundër interesimit të skuadrave të mëdha, duket se Roma është e vendosur ta mbajë reprezentuesin italian në Olimpico.
Trajneri Jose Mourinho e vlerësonë shumë atë dhe nuk dëshiron ta lejoj të largohet së paku gjatë afatit kalimtar veror.
Përkundër lëndimit të rëndë të tij, klubet e mëdha janë duke ndjekur lojtarin i cili pritet të mbetet jashtë fushave rreth pesë ose gjashtë muaj. /Telegrafi/