Edhe pse kanë kaluar 19 vjet nga masakra e Lubotenit, Avushe Aliu, nëna e Erxhanit të ndjerë, viktimës më të re të kësaj masakre, jeton më dhimbjen dhe mallin që i shtohet për të birin. Çdo ditë ajo kalon pranë vendit ku më 10 gusht granata e lëshuar nga forcat maqedonase vrau djalin e saj teksa ishte duke luajtur pranë shtëpisë.
Granata e kishte godit Erxhanin. Nuk e kemi njohur se ishte djali jonë. E kishin bërë copa. Kur na e kanë sjellë unë nuk e kam njohur se është djali jonë. As sytë nuk i kishte pas, hiç. Mezi e kemi varrosur. Vendin e ka më poshtë, ku e ka kapur granata, aty kalojmë ne. S’ka më ditë të mira për ne”, thotë Avushe Aliu- Nëna e Erxhanit.
Vetëm pak pasi kishin varrosur të birin, policia kishte arrestuar të atin e Erxhan Aliut, të cilin e kishin torturuar dhe e mbajtën në burg 4 muaj e 10 ditë.
“Për djalin…s’ka më keq. Krejt më rri para syve, në çdo moment, sepse ka qenë shumë keq nga granata, i copëtuar. Fëmijë, çfarë faji pati një fëmijë, çfarë faji pata unë që na morën na burgosën. 48 orë na kanë torturuar nëpër stacione të policisë. Na mbajtën në burg, na bënë terrorist. Në Hagë kam qenë dy herë. Ja tek i lëshuan. Këta tanët i kanë lëshuar- tha Isni Aliu – Babai i Erxhan Aliut.
Mevludin Bajrami ishte vetëm 14 vjeç kur i vranë dy vëllezërit e tij, Sulejman Bajramin dhe Xhelal Bajramin. Ai rikujton se pasi këtij momenti burrat i kanë torturuar aq sa vet nëna e Mevludinit nuk e ka njohur të birin kur ka shkuar ta vizitojë në stacionin policor.
“Këtu e kanë vrarë baçin Muharrem, ja mu këtu. Vëllain Sulejmanin e kanë vrarë para syve aty më poshtë. Një njeri nuk e bën atë punë, na kanë torturuar sa prej aty e kemi humbur vetëdijen. Pas dy ditësh në stacion policorë kemi ardhur në vetëdije. Në stacionin policor ka ndërruar jetë, Atulla Qaili. Na kanë dërguar në spital. Unë atje i kam kërkuar ujë infermieres dhe më tha helm nuk të jap e jo më ujë- tregon Mevludin Bajrami- vëllai i viktimave
Viktimat tjera të masakrës së Lubotenit janë: Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Kadri Jashari dhe Bajram Jashari.
Në këtë periudhë në Luboten u dogjën edhe 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan 100 banorë të tjerë, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua Johan Tarçullovski, ish-pjesëtar i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, ndërsa nga akuza u lirua ish- ministri i punëve të brendshme Lube Boshkovski. Tarçullovski u dënua me 12 vjet burg për vrasje, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, por mbeti i lirë pasi vuajti 8 vite burg. Në përbërjen e larguar parlamentare, ai ishte deputet i OBRM-PDUKM-së./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhavit Haliti: PDK-ja do t’i trajtojë me dinjitet vlerat e luftës së UÇK-së
Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve
Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aushvicit: Është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite