LAJMI I FUNDIT:

Përkrahje e USAID për proceset e reformave në Maqedoni

Përkrahje e USAID për proceset e reformave në Maqedoni

Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani realizoi takim pune me përfqaësuesin e ri rezident të USAID në Maqedoni, David Atteberry, informojnë nga Sekretariati për çështje evropiane.

Në këtë takim zv.kryeministri OSmani e ka informuar përfaqësuesin Atteberry për punën e Sekretariatit për çështje evropiane, duke i cekur kompetencat dhe agjendën politike. Ai e theksoi përqëndrimin e tanishëm të Qeverisë së Maqedonisë, por edhe të SÇE-së, në përkrahje të procesit reformator nëpërmjet Planit 3-6-9 dhe Master planit të IPA.

Ndërsa Atteberry, zv.kryeministrit Osmani ia prezantoi plan-programin e USAID për të gjitha fushat dhe projektet konkrete që janë duke u realizuar në Maqedoni dhe theksoi se USAID e përkrah Qeverinë e RM-së për përparimin e proceseve të integrimit euro-atlantik. Atteberry rikujtoi se USAID është partner i MAqedonisë për 25 vite dhe tre fushat kryesore ku ajo vepron janë demokracia në qeverisje, rritja ekonomike dhe arsimi, ku realizohen më shumë projekte.


Në fund u shfaq interesimi nga të dyja palët për bashkëpunim intensiv për Strategjinë e zhvillimit të USAID në Maqedoni, që pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe u dakorduan për koordinim të vazhdueshëm dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet Qeverisë dhe USAID./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori