Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj javë më parë zyrtarizoi fejesën e saj.

Ajo u fejua me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl, me të cilin siç ka treguar, është tejet e dashuruar.


Këtë gjë ajo e vërteton edhe përmes një fotografie shumë të veçantë të publikuar së fundmi në InstaStory, ku shfaqet më se e lumtur pranë të fejuarit.

Ajo i ka bërë një dedikim shumë romantik Jakubit në përshkrimin e fotografisë.

"Gëzuar për përjetësinë tonë" (sic.), ka shkruar Dreshaj.

aferditta

Çifti ka disa vite që janë shpërngulur në SHBA, dhe duket se jetëgjatësia e lidhjes së tyre është vërtetësi që ata duan të jenë përgjithmonë me njëri-tjetrin.

Si kundër, Afërdita prej vitesh është larguar nga tregu shqiptar, dhe nuk ka qenë aktive si këngëtare apo modele. /Telegrafi/