“Ç’thot’ ajo e ve e gjorë / Mbretëreshë pa kurorë / Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar / Shpirt e zëmër përvëluar / Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë / Nënës mos ia bëni varrë!”
Fan Noli
A ka peshore të masë fjalën tënde, mirësinë tënde që përkëdhel botën? A ka dashuri që mund të falet më shumë se jotja? A ka oqeane me bojë për të shprehur Ty?
O më madhështorja, më e bukura e grave në botë! Ti që na dhe shpirt nga shpirti yt, na fale e humbe gjumin për ne, ti që s´ka botë dhe emër të të zëvendësojë!
Nënë! Ti nuk trembesh e nuk shqetësohesh nga fjalët e atyre që s’e kuptojnë rëndësinë e fjalëve dhe veprimeve të tyre.
Se je ti, o Nënë, që kalove e u sprovove në mijëra beteja jete, në dallgë pa mbarim! Ti që jetën ke krijuar frymëzuar nga Zoti!
Kurrë o Nënë nuk mund ta zëvendësojnë emrin tënd, sa fryma e bijve që lindin nga barqet e tua të jetë.
Kurrë s’mund të të zëvendësojë vendin e piedestalit ku je në më të lartën qenie!
Ti ke bërë historinë, ti formove popuj, ti i dhe frymë çdo jete e gjallese, ti i dhe ngjyra botës…
Ti e bëre shiun të qaj e diellin të thajë brengat.
Ti, o Nënë, ndalove acaret dhe kurrën e kurrës nuk mund ta përmendin emrin për keq e jo më të ta zëvendësojnë me fjalë të zakonshme nga disa të marrë.
Ti o burimi dritës dhe dijes; ty që të ngritën profetët, gjenitë … ty që të dashuruan në pafundësinë e të fundmes ëndërr.
O Zot! Si mund emrin e saj ta zhvlerësojnë me paturpësi ngjyrash të venitura?
A mundet kushdo të heq atë që Zoti caktoi në Tokë?
Se ti je gjithësia e një bote të fisshme dhe emri yt në yje shkruar do jetë, i gdhendur në gjithë bijat që ti linde!
A ka dorë më madhështore që ngrihet mbi qiejt e pluhurosur për të na përkëdhelur?
A ka zemër më të madhe se e jotja që dhe universin e bënë të duket i vogël?
A ka shpirt më të gjerë ku galaktikat lundrojnë vetmuar?
A ka puthje më të ëmbël ku pranvera dhe lulet qelin frymëzim, ku aroma e tyre emrin tënd lëshon në djepat e fëmijëve?
Përjetë, emri yt Nënë qoftë e mos u tremb nga disa pika shiu që mbi ty baltë duan të lënë, por kjo baltë rrëzohet para emrit tënd o më e d[lira o më e dashura o shpirti shpirtit tim!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër