LAJMI I FUNDIT:

Perisic: Goli që na dërgon në finale ishte ëndërr e fëmijërisë, treguam karakterin tonë ndaj Anglisë   

Perisic: Goli që na dërgon në finale ishte ëndërr e fëmijërisë, treguam karakterin tonë ndaj Anglisë   
Ivan Perisic (Getty Images)

Ivan Perisic ka folur pas fitores së Kroacisë ndaj Anglisë, duke theksuar se shënimi që dërgon kombëtaren e tij në finalen e parë të Kupës së Botës ishte një ëndërr e fëmijërisë që u bë realitet, teksa shtoi se ekipi ka treguar karakter.  

Mesfushori i Interit u zgjodh lojtari i ndeshjes ndaj FIFA pas një goli të shënuar dhe një asistimi për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic, në kohë shtesë.

Ky gol dhe ky asistim i Perisicit i dhanë fitoren Kroacisë, të cilët fituan me rikthim 2-1 ndaj Anglisë që kishte kaluar fare herët në epërsi me një gol nga gjuajtja e lirë e Kieran Trippier.


Kroacia shkruan historinë, eliminon Anglinë dhe kualifikohet në finale
Lexo po ashtu Kroacia shkruan historinë, eliminon Anglinë dhe kualifikohet në finale

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ne të gjithë e dinim se çfarë ishte në rrezik dhe sa e rëndësishme është një gjysmëfinale për një vend të vogël si Kroacia”, ka thënë fillimisht Perisic pas ndeshjes.

Festa e kroatëve pas golit të fitores (Getty Images)

“Ne filluam ngadalë, por kemi treguar karakterin tonë, ashtu siç kemi bërë në dy raundet e mëparshme, kur ishim disavantazh një gol në të dy ndeshjet. Ne nuk ishim të lodhur”.

Kjo ishte vetëm gjysmëfinalja e dytë e Kroacisë ndonjëherë në Kupën e Botës pas disfatës në 1998 në Francë dhe është pikërisht Franca kundërshtari i tyre në finalen e së dielës në Moskë.

Notat e lojtarëve: Kroacia 2-1 Anglia, Perisic me vlerësimin më të lartë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Kroacia 2-1 Anglia, Perisic me vlerësimin më të lartë

“U ktheva në Omis, qytetin tim të lindjes, 20 vjet më parë. U rrita me Kroacinë, me një fanellë të Kroacisë dhe vetëm unë mund të ëndërroj të luaj për vendin tim dhe të shënoj një nga golat më të rëndësishme për të na dërguar në një finale”, përfundoi ylli i mbrëmjes.

Ndryshe, ndeshja finale e Kampionatit Botëror është paparë të zhvillohet të dielën nga ora 17:00, ndërsa ndeshja për vendin e tretë i paraprinë një ditë me herët, të shtunën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori