LAJMI I FUNDIT:

Përhapja e zhugës, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka shpërthim epidemiologjik por pacientët të mos lënë mjekimin

Përhapja e zhugës, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka shpërthim epidemiologjik por pacientët të mos lënë mjekimin

Ministria e Shëndetësisë pranon qarkullimin e parazitit të zgjebes në popullatë, por thotë se situata nuk është alarmante.

Pas shqetësimit të ngritur dy ditë më parë nga dermatologët për shtimin e rasteve nga një mutacion i ri i zgjebes në vendin tonë, mjekë të tjerë specialistë në QSUT janë përpjekur të qetësojnë situatën.

Në daljen për mediat, dermatologia Entela Shkodrani, mjeke në Shërbimin e Dermatologjisë, thotë se shqetësues është moszbatimi i protokollit të mjekimit nga pacientët e prekur me zgjebe.


Sipas dermatologëve, nëse një person diagnostikohet me zgjebe, e gjithë familja duhet të mjekohet njëherësh, pavarësisht nëse kanë apo jo shenja.

Higjiena e trupit dhe e rrobave është mjaft e rëndësishme para dhe pas mjekimit. Dermatologët rrëzojnë mitin se kjo sëmundje zhvillohet tek individë me higjienë të ulët.

Sipas tyre, paraziti i Skrabies apo Zgjebes prek çdo person, në çdo moshë dhe stinë të vitit. Sëmundja transmetohet përmes kontakteve të ngushta, kryesisht në familje apo në çift, ndaj gjatë mjekimit të sëmundjes rekomandohet higjienë e shtuar.

Shenjat e para të zgjebes nisin me kruarje në bark dhe në duar, të cilat bëhen më të forta gjatë orëve të natës.

Neglizhimi i mjekimit shton rrezikun për shfaqjen e ekzemës dhe problemeve të tjera të lëkurës, si dhe bëhet burim infeksioni për personat e tjerë. (A2 Televizion)

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori