LAJMI I FUNDIT:

Përhapja e lajmeve të rreme në Kosovë, në kohën e coronavirusit

Përhapja e lajmeve të rreme në Kosovë, në kohën e coronavirusit

Komuniteti për Siguri Kibernetike dhe Privatësi, një organizatë joqeveritare në Kosovë ka më shumë se një muaj që është përfshirë në identifikimin dhe analizimin e lajmeve të rreme që lidhen me COVID-19.

Drejtuesi i këtij komuniteti, Mentor Hoxhaj, thotë se javëve të fundit ka pasur shtim të lajmeve të rreme që ndërlidhen me COVID-19.

“Lajmet duke filluar nga dita e parë ka qenë një lajm i madh i shpërndarë nga rrjetet sociale që ka qenë e ndërlidhur me dislokimin e forcave të armatosura të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lajmi i parë i hedhur ka qenë shqetësues sipas lajmit se 30 mijë ushtarë Kanë ardhur në Bashkimin Evropian pa maska, do të thotë ky ka qenë ai mashtrimi duke tentuar që të shprehin brengosjen e tyre që ushtarët amerikanë janë pa maska dhe kemi dislokime të forcave të armatosura. Ne kemi dal me disa publikime, do të thotë “fact checking” për këtë çështje duke u referuar burimeve zyrtare sa i përket ushtrimeve “Defender 20” të cilat realisht kanë treguar nuk ka pasur lëvizje të tilla të forcave të armatosura”, tha ai, Në një bisedë për Zërin e Amerikës përmes Skype.


Hoxhaj thotë se disa nga lajmet e rreme javëve të fundit janë prodhuar për të akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vend që ka krijuar coronavirusin. Ai merr shembull një fotografi të një treni në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara me mbishkrimin e montuar COVID-19.

“Kemi teorinë e vazhdueshme e cila është duke përgjegjësuar që burim i coronavirusit të ri të njohur si Sars Cov2 janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo është bërë në një nga laboratorët e Ushtrisë amerikane si armë biologjike dhe para pak minutash e postova një lajm lidhur me këtë çështje do të thotë kemi disa faqe dhe media të cilat kanë ardhur prej këtij lajmi dhe po e ritheksoj, e kuptoj që lajmet që përmbajnë në vetvete teori të konspiracionit janë lajme mjaft të lexueshme, ju bëj apel të gjithë qytetarëve dhe e kuptoj që ju dëshironi që të keni lajme të lexueshme, por duke menduar se ju duke e shpërndarë lajmin ju në të vërtetë jeni të shfrytëzuar, jeni të shfrytëzuar nga lansuesit e atyre lajmeve që unë kam thënë që janë lajme të inteligjencës të cilat na çojnë nga inteligjenca ruse”, thotë ai.

Hoxhaj tregon se kush po krijon lajme të rreme që kanë qëllim të godasin Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duke parë që burimi i parë ka qenë televizioni Russia Today dhe fotografitë e tij janë shfrytëzuar duke përcjellur edhe më tutje të gjitha aktivitetet ne jemi të bindur që këto janë të gjitha nga inteligjenca ruse apo edhe shtete tjera të cilat nuk ja dëshirojnë të mirën Kosovës e as Amerikës”, tha Hoxhaj.

Ai thotë se Komunitetit për siguri kibernetike dhe privatësi është duke e mbikëqyrur më së shumti rrjetin social Facebook, pasi që sipas tij në të janë të regjistruar mbi 1 milionë qytetarë.

Ai thotë se përhapja e lajmeve të rreme është e madhe dhe se deri te verifikimi i tyre kërkon shumë kohë.

“Çështja është që ne në momentin e parë mund të themi që një lajm nuk është i vërtetë por ne tentojmë që të sjellim burimet të cilët e konfirmojnë që nuk janë e vërtetë dhe çdo lajm që ne e postojmë që thotë që është ‘fake’, i pasaktë nuk është që ne po themi që është fake apo i pasaktë, janë faktet që na shpien deri te ajo të themi që është lajm jo i vërtetë apo është lajmi i pasaktë”, tha ai.

Ai thotë se mediat në Kosovë në shumë raste kanë ra pre e lajmeve të rreme gjë që sipas tij i ka shërbyer një aktiviteti jo të mirë. Ai thotë se kohëve të fundit kjo po shfaqet me teoritë e tjera të konspiracionit rreth rrjetit 5G, vaksinës digjitale, etj.

“Në fillimet e para mediat tona realisht kanë pasur lajme të cilat kanë pasur të pasakta, kemi pasur lajme të cilat kanë rënë viktima e lajmeve jo të vërteta, kemi pasur disa raste të lajmeve ku gazetat, portalet tona mjaft kredibile kanë rënë pre e lajmeve nga gazetat satirike. Kemi pasur një lajm të gazetës satirike kineze lidhur me origjinën e pacientit zero dhe më pastaj kemi pasur edhe një lajm i cili është po ashtu nga gazeta greke satirike lidhur me mikroçipat që janë gjetur në një mijë qytetarë dhe tani më mijëra njerëz besojnë, qindra mijëra njerëz ndoshta besojnë që janë gjetur mikroçipat tek njerëzit të cilët kanë vdekur”, tha ai.

Hoxhaj thotë se mediet serioze në Kosovë kanë ndërmarr masa që të mos publikojnë lajme të paverifikueshme.

“Do të dëshironim të kishim një bashkëpunim më të madh me institucionet, do të dëshironim të kemi një mbështetje reale nga institucionet në luftimin e lajmeve të rrejshme ngase lajmi i rrejshëm është po aq i rrezikshëm se sa COVID-19, jo vetëm në rrezikshmërinë e COVID-19 por ne kemi parë edhe apelet ë ndryshme të cilët kanë qenë jashtëzakonisht të rrezikshme që kalojnë përtej Fake News-it dhe përtej COVID-19”, tha ai.

Hoxhaj thotë se ditëve të fundit ka ndryshuar edhe strategjia e shpërndarjes së lajmeve të rreme duke shfrytëzuar rrjete tjera sociale si You Tube, dërgimi i mesazheve përmes Viber dhe Whatsapp./ VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori