Për disa punë ju duhet të udhëtoni nganjëherë. Kur aplikoni për ndonjë punë të re, shihni nëse është lloj i punës i cili kërkon që ndonjëherë edhe të udhëtoni, sepse mundësitë janë 100 për qind që t’ju bëhen pyetje rreth kësaj në intervistën e punës.
Si të përgjigjeni?
Kur të përgjigjeni në pyetjet rreth asaj se sa jeni në gjendje të udhëtoni për punë kur t’ju kërkohet, është e rëndësishme të jeni të sinqertë. Mendoni se sa mund të udhëtoni apo a jeni në gjendje të jeni fleksibil, apo duhet të jeni në gjendje gatishmërie për familjen ose obligime të tjera – transmeton Akademi Pune.
Mësoni për planet e udhëtimit
Më e mira do të ishte nëse do ta dinit se a e kërkon udhëtimin një punë për të cilën po aplikoni. Nëse e dini që nuk mund të udhëtoni, thjesht mos aplikoni!
Vendosni limite
Nëse i keni disa kufij rreth udhëtimeve, bëjini ato të qarta që në fillim! Shembull, nëse ju duhet të jeni çdo fundjavë me familjen në shtëpi, atëherë tregoni që mund të udhëtoni që nga e hëna deri të premten.
Bëni pyetje qartësuese
Edhe nëse jeni në gjendje të udhëtoni është mirë që ta qartësoni këtë pjesë. Nuk është turp të bëni pyetje më shumë në këtë pjesë. Shembull, mund të pyesni se sa do të udhëtoni gjatë një muaji, apo kjo do të jetë e përjavshme, apo a do të ketë udhëtime edhe gjatë fundjavës.
Është më mirë t’i mësoni të gjitha në fillim, sesa të hasni në diçka të papritur dhe të paplanifikuar.

Tregoni që keni udhëtuar më parë
Kur të përgjigjeni në këto pyetje, shpjegoni si dhe ku keni udhëtuar për punët e kaluara. Duke u përgjigjur në këtë mënyrë do t’i tregojë punëdhënësit që keni punuar edhe më parë me punë për të cilat keni bërë udhëtime. Kjo do t’ju bëjë më të “dashur”, kundrejt kandidatëve të tjerë të cilët nuk kanë përvojë.
Përqendrohuni se si mund ta ndihmoni kompaninë
Shmanguni nga përgjigjet që tregojnë se si ju i doni përfitimet që vijnë nga udhëtimet! Shembull, mos tregoni se si “vdisni” për dhomat e mira të hoteleve dhe mundësinë për të udhëtuar shumë në kurriz të kompanisë. Në vend të kësaj theksoni pse udhëtimi është i rëndësishëm për punën!
Shembuj të përgjigjeve të mira
“Jam i gatshëm/ e gatshme të udhëtoj. Kam punuar si reprezentues/e në shitje. Kjo punë kërkonte të udhëtoja 50 për qind të kohës. E di që kjo kompani për pozitën në të cilën jam kërkon të bëhen edhe udhëtime të punës here pas here, prandaj jam në gjendje të udhëtoj sa herë që kompani ka nevojë.”
Kjo përgjigje është e mirë sepse: Ky kandidat/kjo kandidate ka treguar me shifra se sa ka qenë në gjendje të udhëtojë më parë, prandaj është në rrjedhë të kësaj.
“Jam plotësisht e gatshme të udhëtojë. E di e sa e rëndësishme është të takohem rregullisht me klientët e mi, në mënyrë që të krijojmë raport të shëndoshë për punë. Sidoqoftë, a mund të kem më shumë informacione për llojin e udhëtimit, në mënyrë që ta kuptojë më mirë orarin e punës. A do të jetë udhëtim javor, apo do të jetë një herë në disa javë?”.
Përgjigje e mirë sepse: E qartëson pyetjen, për t’u siguruar që keni mjaftueshëm njohuri rreth kërkesave për udhëtime të kompanisë, në mënyrë që ta keni një përgjigje të sinqertë.
“Përderisa kujdesi për fëmijët e mi ma kërkon që të jem bashkë me ta gjatë fundjavës, unë jam shumë fleksibile gjatë ditëve të punës. Kam punuar në një përqindje të lartë gjatë udhëtimeve edhe në punën e kaluar. A do të duhet të udhëtojë edhe në fundjavë apo vetëm gjatë ditëve të javës?”.
Është përgjigje e mirë sepse: Tregon një përgjigje të sinqertë për limitet e kandidatit, por gjithashtu tregon që është në gjendje të udhëtojë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Kur duhet të ndërroni sfungjerin e enëve?

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Tetë thëniet më të jashtëzakonshme të Napoleon Bonapartes

Këshilla për larjen e rrobave që në fakt nuk funksionojnë, shmangni këto truke

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës