Përgjigjet e pyetjeve fillestare mbi verën

Nuk është e thënë të bëheni “sommelier”, mirëpo bazat kryesore kurrë nuk është keq t’i dini, shkruan Telegrafi.
Vera e zezë bëhet nga rrushi i zi, e bardha nga rrushi i bardhë, mirëpo si bëhet vera që ka ngjyrë trëndafili? Verat ngjyrën e trëndafilit e marrin nga kontakti i shkurtër me lëvoren e rrushit të zi mu para fillimit të fermentimit.
Ç’është “vera e thatë” Ajo verë e cila nuk ka shije të ëmbël.
Përse ia vlen që vera të rrotullohet e vorbullohet nëpër bardhak? Për t’u ajruar, për t’i vështruar ‘këmbët’ nëpër faqet e bardhakut, për t’i soditur ngjyrën, për t’u dëfryer? Qëndrojnë të katër përfitimet e përmendura në pyetje; por cilin keni më shumë për zemër dhe besoni se është më e arsyeshme?
Çdo lloj vere e bardhë duhet shërbyer e ftohur? Jo, sepse shumë nga nënshijet dhe nënamësimet (nënaromat) e verës së bardhë të ftohur, mund të ndryshojnë. Shumica e verërave të bardha të thata, shijojnë më mirë kur ftohen dhe shërbehen në temperature 8-10 shkallë Celsius.
Sa flluska mund të krijohen nga një shishe me verë shkumuese? Në shishen e sapo hapur dhe në bardhakun me verë shkumuese të sapo zbrazur, krijohen 50-250 milion flluska-rruaza.
Çfarë dëshmojnë ‘këmbët’ në një bardhak me verë? Kur vera rrotullohet e vorbullohet në bardhak, mund të lerë një shkëlqim brenda faqeve të tij, që mandej krijon rrëke-breza me paksa verë; këto marrin trajtën e këmbëve prandaj quhen kështu ose zbresin si lotët prandaj gjithashtu emërtohen ‘lot’. Zakonisht përbëjnë tregues se vera ka përmbajtje të lartë në alkool.
Çfarë do të thotë ‘ngjërim-degustim qorrazi’? Për të mënjanuar paragjykimin, ngjëruesi nuk e di njëjtësinë (identitetin) e llojit dhe vitin e prodhimit të verës që po shijeson. Ngjërimi qorrazi kryhet edhe me qëllim që njerëzit të mësojnë më shumë për verërat.
Kur vera e shishes së sapoçelur ka erëmim jo të mirë, si mund të ndreqet? Erëmimi jo i mirë dëshmon praninë në verë të gazit sulfhidrik, që mund të largohet dukefutur në shishe, një monedhë bakri ose një cope metali të bakërt. Vepron me gazin sulfhidrik duke e kthyer në sulfit bakri që nuk erëmon.
Njerëzit me alergji nga ngrënia e vezës, a mund të shqetësohen nga pirja e verës? Po. Disa lloj verërash kthjellohen duke përdorur të bardha vezësh. Këto thithin grimcat në pezulli, që ndodhen nëpër verë dhe fundërrojnë e veçohen lehtë. Gjithësesi, në verë mund të mbetet sadopak e bardhë veze, që i shqetëson njerëzit me alergji ndaj saj. /Telegrafi/



















































