Mbrojtësi i Arsenalit, Ben White ka zbuluar në mënyrë qesharake arsyen kryesore pse ai nuk e pa fitoren 4-1 të Manchester Cityt ndaj Liverpool të shtunën pasdite.
City bëri një paraqitje klinike në Etihad pa sulmuesin Erling Haaland, i cili nuk arriti të hynte në skuadrën e ditës së ndeshjes kundër Liverpool për shkak të lëndimit.
Mohamed Salah kaloi Reds në epërsi 1-0 brenda 20 minutave në Etihad, por Julian Alvarez shënoi golin e barazimit gjatë pjesës së parë.
Golat e Kevin De Bruyne, Ilkay Gundogan dhe Jack Grealish në pjesën e dytë siguruan tre pikë vendimtare për Cityn në garën e titullit të Ligës Premier me Arsenalin.
FULL-TIME | It's good to be back! 🙌
🔵 4-1 🔴 #ManCity pic.twitter.com/L742pgPegf
— Manchester City (@ManCity) April 1, 2023
Fitorja e Cityt ndaj Liverpoolit e zvogëloi epërsinë e Arsenalit në pesë pikë në atë kohë, por Topçinjtë u përgjigjën me fitoren e tyre bindëse ndaj Leeds United.
Dy golat e Gabriel Jesus, një i White dhe një tjetër i Granit Xhakës vulosën një fitore 4-1 në Emirates për Arsenalin dhe rikthyen epërsinë e Topçinjve me tetë pikë ndaj Cityt.
White zbuloi se arsyeja e tij për të mos parë ndeshjen e Cityt në Ligën Premier erdhi në faktin se ai nuk shikon futboll.
This team ❤️ pic.twitter.com/gy1zSGQE2q
— Arsenal (@Arsenal) April 1, 2023
“Unë nuk shikoj futboll, kështu që isha i fokusuar vetëm te loja sot dhe kjo ishte e gjitha”, ka thënë fillimisht White.
“Ka shumë zhurmë që po ndodh jashtë, dhe të gjithë thjesht po e mbajnë atë shumë të qetë dhe thjesht po vazhdojnë me atë që po bëjmë”.
“Unë nuk e di vërtet se çfarë është e drejtë apo e gabuar, nuk kam qenë kurrë në këtë pozicion [duke konkurruar në një garë për titull] më parë. Pra, ne thjesht po heshtim, me kokën ulur dhe duke punuar shumë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/