Përgënjeshtron Sky, presidenti i Juves nuk u takua me Sarrin

Presidenti i Jueventusit, Andrea Agnelli, është larguar nga Baku para finales së Ligës së Evropës dhe nuk është takuar me Maurizio Sarri - bën të ditur Sky Sport Italia.
Kreu i Zonjës së Vjetër ka qëndruar në Azerbajxhan të mërkurën dhe kishte qëndruar në të njëjtin hotel ku ishte vendosur Chelsea dhe trajneri i skuadrës angleze.
Ndërkaq, Agnelli ndodhej atje për ta përfaqësuar UEFA-n dhe Komitetin Ekzekutiv.
Tuttosport e ka publikuar një fotografi të patronit të Juves në Baku dhe raportonte se ai ka pasur një takim të shkurtër me Sarrin, i cili është njëri prej kandidatëve për zëvendësimin e Massimiliano Allegrit.
Megjithatë, Sky Sport Italia raporton se Agnelli është larguar nga kryeqyteti i Azerbajxhanit para finales dhe nuk është takuar me trajnerin italian. /Telegrafi/

















































