LAJMI I FUNDIT:

Përgënjeshtrohet lajmi i marrëveshjes me Man Cityn, Haaland ende nuk ka vendosur për të ardhmen

Përgënjeshtrohet lajmi i marrëveshjes me Man Cityn, Haaland ende nuk ka vendosur për të ardhmen

Në Angli ata tashmë siguruan sot (e shtunë) se sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland kishte një marrëveshje në parim me Manchester Cityn. Realiteti është se ylli norvegjez ka marrë një ofertë miliona eurosh nga anglezët, por ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Gjatë ditës u raportua se Haaland ishte pajtuar me kushtet personale me Cityn dhe një transferim në Etihad pritej të ndodh gjatë verës.

Megjithatë, mediat spanjolle kanë përgënjeshtruar mediat angleze, duke mos konfirmuar marrëveshjen mes palëve.


Manchester City ka marrëveshje në parim me Haaland
Lexo po ashtu Manchester City ka marrëveshje në parim me Haaland

Sipas gazetës Sport, vendimi për t’u larguar nga Dortmund këtë verë duhet së pari të komunikohet dhe më pas do të vijë koha për të përcaktuar ekipin e tij të ardhshëm.

Hapi i parë tashmë mund të bëhet këtë mars dhe Haaland dhe rrethi i tij po analizojnë të gjitha opsionet që kanë në tryezë për të nënshkruar.

City i ka premtuar atij se do të përmirësojë çdo ofertë që ai ka në tavolinë dhe se në të ardhmen ai nuk do të ketë asnjë problem për t’u transferuar, por Haaland dëshiron të transferohet në La Liga dhe është duke pritur për një lëvizje të fundit nga Barcelona ose nga Real Madridi për të marrë vendimin përfundimtar.

Man City, Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich: Kush është më afër Haalandit?
Lexo po ashtu Man City, Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich: Kush është më afër Haalandit?

Dortmundi pret që Haaland të njoftojë zyrtarisht largimin e tij. Gjermanët janë përpjekur ta rinovojnë kontratën e tij me një ofertë të mirë, por norvegjezi beson se cikli i tij në Bundesligë ka përfunduar.

Për momentin e vetmja gjë që mund të ketë vendosu Haaland është largimi. Në muajin prill thuhet se do të komunikojë klubin e ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Ndërkombëtare
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori