LAJMI I FUNDIT:

Përgatitja e lëkurës tuaj për verë: 5 këshilla për lëkurë rrezatuese këtë verë

Përgatitja e lëkurës tuaj për verë: 5 këshilla për lëkurë rrezatuese këtë verë

Përgatiti: Laura Chacon- Garbato, Drejtor në Herbalife Nutrition për Edukim global të ushqyerjes dhe Esteticiste e licencuar

Vera mund të shkaktojë shumë dëmtime në lëkurën tuaj, ashtu që ajo mund të duket e lodhur, e thatë dhe plot njolla. Prandaj, është me rëndësi ta mbështesni lëkurën përmes një diete të ekuilibruar, duke marrë vitamina, duke konsumuar shumë ujë, e përdorur çdo ditë kremra kundër diellit si dhe masa të tjera preventive.

Ne e njohim menjëherë lëkurën e shëndetshme sepse ajo thjesht rrezaton. Për këtë arsye, ne ju sjellim disa rekomandime për ruajtjen e shkëlqimit të lëkurës suaj, veçanërisht muajëve të verës.


Shtimi i konsumit të proteinave

Proteinat janë thelbësore për rigjenerimin e indeve ekzistuese dhe zhvillimin e indeve të reja. Qelizat e lëkurës për ta mbrojtur veten kanë nevojë për proteina, dhe trupi i përdor këto proteina për t’i “zëvendësuar” qelizat e vjetruara apo të vdekura të lëkurës. Ju mund të rrisni marrjen e proteinave duke konsumuar pulë, mish, peshk, sojë ose tofu. DHE një shake proteinash për zëvendësimin e shujtës është një zgjedhje e shkëlqyer për të ngritur marrjen e proteinave.

Rëndësia e antioksidantëve dhe fitonutrientëve

Proteinat janë thelbësore për një lëkurë të shëndetshme e të bukur, por po aq vendimtare për shëndetin e lëkurës dhe shëndetin e përgjithshëm janë antioksidantët dhe fitonutrientët. Këto substanca bimore që akumulohen në lëkurë e përmirësojnë mekanizmin mbrojtës antioksidues të qelizave të lëkurës. Prandaj, sigurohuni që të përfshini fruta si boronicat, luleshtrydhet dhe mollët në dietën tuaj si dhe perime si brokoli, spinaqi, domate dhe lakra jeshile.

Konsumimi i kolagjenit

Kolagjeni përbën 25% deri 30% të proteinës totale në trupin e njeriut dhe rreth 75% e kolagjenit gjendet në lëkurë. Kolagjeni gjendet kryesisht në indin lidhor dhe funksioni i tij është të formojë një strukturë të fortë të dermës. Ndërsa lëkura plaket, ajo humbë lagështinë dhe bëhet gjithnjë e më e thatë. Në të njëjtën kohë, indi lidhor humbet forcën dhe elasticitetin e vet, kështu që fillojnë të shfaqen rrudhat dhe lëkura humbë tonin e saj. Për ta ndihmuar lëkurën tuaj që të plaket me dinjitet, kërkoni produkte me kolagjen të hidrolizuar, i cili vepron në brendësi dhe forcon lëkurën.

Konsumimi i ujit

Nxehtësia dhe angazhimi fizik gjatë muajve të verës mund të çojnë në humbje të konsiderueshme të ujit dhe elektroliteve, dhe humbja e ujit është e dukshme në lëkurë që në fillim. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të pini ujë të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës, ndërsa kur dilni jashtë gjatë vapës, gjithmonë merrni me vete një pije të ftohtë. Zgjedhja më e mirë është uji i thjeshtë të cilën mund ta pasuroni me ndonjë shije ose fruta të freskëta, për të pirë më shpesh. Por sigurohuni që të kontrolloni sa karbohidrate gjenden në atë që e shtoni në ujë. Keni parasysh se konsumimi i frutave të freskëta sjell edhe ujë në trup. Si do që të jetë, është e rëndësishme t’i shmangni pijet që përmbajnë shumë sheqer, siç janë lëngjet e gazuara, sepse mund të shkaktojnë etje edhe më të madhe.

Përdorni çdo ditë produkte me faktor mbrojtës

Dielli është një kënaqësi e madhe për shumë njerëz gjatë verës, por mos e teproni – është e rëndësishme të shmangni skuqjen dhe djegien nga dielli. Për ta mbrojtur lëkurën nga ekspozimi i përditshëm ndaj rrezeve të diellit, është mirë të përdorni hidratues me spektër të gjerë me faktor mbrojtës 30. Nëse e kaloni gjithë ditën jashtë, në diell, rekomandohet të përdorni mbrojtje edhe më të fortë. Aplikojeni kremin hidratues 30 minuta para se të dilni në diell, në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga të mirat e saj. Për mbrojtje shtesë, mund të blini edhe veshje të lehta sportive me mbrojtje të integruar kundër UV. Disa materiale të lehta e thithin djersën, kështu që lëkura juaj do të jetë në gjendje të frymojë gjatë aktiviteteve fizike jashtë.

Duke u kujdesur për veten dhe me një dietë të shëndetshme, ju mund të kontribuoni në shëndetin e lëkurës tuaj. Është mënyra më e mirë për t’u dukur dhe për t’u ndjerë shkëlqyeshëm. Nëse i siguroni trupit tuaj mbrojtje, ushqim dhe lëndë të duhura ushqyese, trupi juaj do t’ju falënderojë për lëkurën rinore dhe rrezatuese.

Produktet Herbalife Nutrition ofrohen ekskluzivisht përmes distributorëve të pavarur Herbalife. Për më shumë informacone shih herbalifekosova.com

Artikull i sponzorizuar

Në trend Femra

Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Moda
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Moda
Kalo në kategori