Përfunduan punimet në Aeroportin e Shkupit (Foto)

Sot përfunduan punimet për vendosjen e emrit në Aeroportin e Shkupit.
Mbishkrimi në Aeroportin e Shkupit është ndryshuar nga "Leka i Madh" në "Aeroportin Ndërkombëtar Shkupi".
Vendimi për të ndryshuar emrin e aeroportit të Shkupit është marrë së bashku me vendimin për të ndryshuar emrin e autostradës nga "Leka i Madh" në "Miqësia".
Ky vendim erdhi si shenjë fqinjësie e mirë dhe vullneti politik për të arritur një marrëveshje për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Pas këtij ndryshimi erdhi edhe vizita e parë e shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, në Shkup./Telegrafi/
*Foto Ballina-Arkivë
Nga
Telegrafi
03/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































