Në poligonin stërvitor ushtarak në Krivollak të Republikës së Maqedonisë, sot kadetët e shteteve pjesëmarrëse me sukses përfunduan operacionet përfundimtare në kuadër të ushtrimit 12 ditor “Kampi veror 2018’’, ku edhe kadetët e FSK-së, demonstruan me sukses aftësitë e tyre profesionale, si dhe nivelin e gatishmërisë.
FSK thotë se në këtë ushtrim fushor ishin kadetë të 11 shteteve si SHBA-ja, Gjermania, Shqipëria, Maqedonia, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Rumania, Norvegjia dhe Kosova.
Ushtrimin fushor të kadetëve “Kampi veror 2018’’, e përcollën nga afër edhe gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, shef i Departamentit për Operacione në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), kolonel Mehmet Lladrovci zëvendës komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), kapiten Adem Preteni zëvendës komandant i Qendrës për Studime Universitare të FSK-së (QSU),etj.
Me këtë rast, gjeneral Nazmi Brahimaj, në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka përgëzuar të gjithë kadetët e FSK-së, pjesëmarrës në ushtrim për motivimin, disiplinën, profesionalizmin dhe ndërveprimin me kadetët në ambient ndërkombëtarë me të cilin këta kadetët do të stërviten dhe trajnohen edhe në të ardhmen.
“Në ditën e fundit të ushtrimit fushor, kadetët e të gjitha vendeve pjesëmarrëse, gjatë demonstrimit, përbënin një batalion shumëkombësh që ishin të ngarkuar me detyra të operimit dhe realizimit të tyre në terren. Ushtarët dhe eprorët pjesëmarrës treguan një nivel të lartë të angazhimit, veprimit dhe koordinimit në mes tyre, duke vepruar si njësi unike në realizimin e detyrave të përcaktuara nga skenari i ushtrimit. Ushtrimi fushor “Kampi veror 2018” ka karakter ndërkombëtar dhe organizohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake e Maqedonisë, në të cilin për çdo vit po marrin pjesë kadetët e vende të ndryshme të rajonit e më gjerë, të menaxhuar nga instruktorë të NATO-s dhe të Partneritetit për Paqe”, thuhet në komunikatën e FSK-së.
Kadetët e FSK-së, pjesëmarrës në “Kampin veror 2018”, edhe këtë vit u dalluan me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme si në operacionet individuale dhe ato kolektive. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit