LAJMI I FUNDIT:

Përfundon seanca për arsim, kërkohet dorëheqja e ministrit Bytyqi

Përfundon seanca për arsim, kërkohet dorëheqja e ministrit Bytyqi

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për arsimin në Kosovë dhe vendimet e MASHT-it, pa ndonjë rezolutë konkrete.

Iniciuesi i seancës së jashtëzakonshme për arsim, deputeti Ismajl Kurteshi në përfundim të seancës kërkoi dorëheqjen e ministrit Bytqyqi dhe bëri apel që mos bëhet botimi i teksteve aktuale deri në një shqyrtim të ri.

Përmes deputetit Kurteshi, po ashtu u  vendos që në seancën e ardhshme të  harmonizohen të gjitha rekomandimet për rezolutën dhe të votohet bashkë me propozimin për komision hetimor për arsim.


“Së pari mos të bëhet botimi i teksteve aktuale deri në një shqyrtim të ri. Kërkoj që menjëherë ministri të na dërgojë raportin ose informatën, sepse ky është një obligim ligjor për shkak të parregullsive në fushën e arsimit dhe skandaleve në MASHT, kërkojmë dorëheqjen e ministrit aktual”, tha ai.

Bytyqi: Jemi zotuar për depolitizim të sistemit arsimor
Lexo po ashtu Bytyqi: Jemi zotuar për depolitizim të sistemit arsimor

Duke arsyetuar debatin se sotëm, deputeti nga radhët e VV-së, Ismajl Kurteshi mes tjerash tha se gjendja në arsim nuk është rezultat vetëm i qeverisë aktuale, por është rezultat i gjitha qeverive të paslufte.

“Gjendja në arsim nuk është rezultat vetëm i qeverisë aktuale, por është rezultat i të gjitha qeverive të paslufte. Qeveria aktuale nuk dallon nga qeveritë të tjera, as s’ka punuar më mirë, as më keq. Gjendja është e njëjtë. Unë mendoj që me këtë debat nuk e kemi zgjedhur problemin e arsimit. Por ne duhet të dalim që të fillojmë një debat të gjerë shoqëror, me të cilin do të gjejmë zgjidhje për të dal nga kjo situatë e vështirë në arsim. Në fund duke pasur parash se arsimi nuk është problem i LDK-së dhe VV-së”, deklaroi Kurteshi, raporton KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori