LAJMI I FUNDIT:

Përfundon seanca gjyqësore ndaj infermiereve, prokuroria kërkon paraburgimin e tyre

Përfundon seanca gjyqësore ndaj infermiereve, prokuroria kërkon paraburgimin e tyre

Në Gjykatën Themelore në Pejë, ka përfunduar seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit  ndaj tri të dyshuarave për sulmin ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për të tri të dyshuarat të cilat janë të përfshira në rrahjen e së moshuarës.

Pas përfundimit të seancës nuk janë deklaruar as nga prokuroria e as nga avokatët mbrojtës.


Vendimi i trupit gjykues pritet të bëhet publik në orën 20:00.

Policia e Kosovës arrestoi të mërkurën tri infermieret në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, nën dyshimet për dhunë fizike ndaj një gruaje të moshuar.

Arrestimet u kryen pasi në rrjetet sociale u shpërnda një video ku shihet njё infermiere ndërsa ushtron dhunë ndaj një gruaje të moshuar që ishte nën përkujdesje.

Qendra për kujdes ndaj të moshuarve “Orenda” në Pejë, njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se ka pezulluar nga puna katër infermiere lidhur me këtë rast.

“A.P suspendohet nga puna për veprën e kryer, ndërsa A.R, R.K, dhe G.N sepse kanë qenë në ndërrim me të dhe nuk e kanë lajmëruar rastin te përgjegjësi”, thuhet në njoftim.

Video regjistrimi i shpërndarë në rrjetet sociale, nxiti reagime në shkallë të gjerë të institucioneve e veprimtarëve humanitarë./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori