Përfundon qetë tubimi i serbëve në veri të Mitrovicës

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, nuk është paraqitur në tubimin e serbëve të mbajtur të martën në veri të Mitrovicës.
Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.
Sipas tij, tubimi i Partisë Radikale Serbe është kryer në mënyrë të qetë në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë.
“Tubimi ka mbaruar i qetë dhe Vojisllav Sheshel nuk është paraqitur fare”, tha Hoti.
Ndryshe institucionet gjegjëse të Kosovës kanë lëshuar një vendim për të mos lejuar hyrjen e Sheshelit në Kosovë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































