Përfundon numërimi i votave me kusht, Fushë Kosova shkon në balotazh

Ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta në Fushë Kosovë.
Kandidati i LDK-së Burim Berisha ka marrë më së shumti vota (103), por as këto nuk mjaftojnë për të mos shkuar gara në balotazh.
Enver Bajçinca i LVV-së, ka fituar 71 vota.
I treti renditet Rrahim Tërnava nga PDK dhe i katërti Hasan Ismajli nga AAK.
Pas numërimit të këtyre votave, Burim Berisha dhe Enver Bajçinca do të shkojnë në balotazh.
Rezultatet e votave me kusht:
Burim Berisha (LDK) - 103 Enver Bajçinca (LVV) - 71 Rrahim Tërnava (PDK) - 53 Hasan Ismajli (AAK) - 9
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































