Kryeministrat Mustafa e Rama: Marrëveshjet e nënshkruara sot do të kenë impakt tek të dyja vendet
E plotësuar: Pas përfundimit të mbledhjes dhe nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të dyja shteteve, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama kanë mbajtur një konferencë për media.
Me këtë rast, Mustafa theksoi se të dhënat nga të dyja vendet tregojnë për zbatim të kënaqshëm të marrëveshjeve të arritura deri më sot mes nesh.
“Sot patëm mbledhje shumë rezultative, përveç marrëveshjeve, me kryeministrin Rama nënshkruam edhe deklaratën e përbashkët ku ramë dakord që do të marrim iniciativa konkrete për zbatim e marrëveshjeve të arritura. Gjatë kësaj mbledhjeje ne prezantuam edhe shtatë marrëveshje të cilat u nënshkruan sot”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se marrëveshjet e sotme janë të rëndësishme dhe se do të sjellin impakt të drejtpërdrejt në të dyja vendet.
Ai në fund falënderoi edhe kryeministrin Mustafa për mikpritjen dhe organizimin e mbledhjes së sotme. /Telegrafi/
Ka përfunduar mbledhja e të dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, me nënshkrimin e marrëveshjeve nga ministrat e Kosovës dhe Shqipëris.
https://youtu.be/g7qky_EApo0
Në fjalën e tij përmbyllëse, kryeministri Edi Rama u shprehi mirënjohje kryeministrit Mustafa dhe ministrave të Kosovës për organizimin e kësaj mbledhje.
“Uroj që vitin e ardhshëm të rimbledhemi dhe të kemi po kaq shumë gjëra për të ndarë së bashku. Shumë mirënjohje për ju të gjithë dhe mirë se vini vitin e ardhshëm në Shqipëri”, ka thënë Rama.
Në këtë mbledhje të përbashkët janë nënshkruar shtatë marrëveshje në mes të ministrive të ndryshme, të cilat është thënë se do ta lehtësojnë bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy shteteve.
Marrëveshjet që janë nënshkruar sot në mes dy qeverive janë: Marrëveshja për Njohjen e Ndërsjellë të Certifikatës së Testimit/kalibrimit të Tahografit të Mjeteve Rrugore, Marrëveshja për Bashkëpunim në mes të autoriteteve tatimore dhe doganore të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore, Marrëveshja për Krijimin e Qendrës së Përbashkët Trajnuese, Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike te Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave ne fushën e Mirëqeverisjes dhe administrimit publik, marrëveshja për Partneritet për Bashkëpunimin Ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor te Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë, si dhe Memorandumi Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë se Republikës së Shqipërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova